Bashkia financon mjedise çlodhese ne rrugen “Artan Lenja”
Bashkia e Tiranes ka nisur punimet ne rrugen “Artan Lenja”, per te krijuar mjedise qetesuese per banoret e kesaj zone. Projekti i hartuar nga bashkia eshte pjese e projektit te madh “Tirana ne Pika”, qe shtrihet ne te gjithe kryeqytetin. Fokusi i projektit “Tirana ne Pika” eshte rigjenerimi i hapesirave me karakter publik dhe kthimi i tyre ne vende me karakter çlodhes, rekreativ, funksional, ne mbeshtetje te banimit e me gjere, ne vende simbol apo “Landmark” per bllokun e banimit, lagjen dhe qytetin. Ne fazen e dyte te projektit parashikohet krijimi i hapesirave te reja publike, te shperndara ne te gjithe qytetin, duke kerkuar balancen e shperndarjes se tyre ne qender dhe ne periferi.
Sipas Kryebashkiakut, Edi Rama, kjo eshte nje nisme qe qytetareve u mungon prej vitesh dhe e mirepresin. “Projekti “Tirana ne Pika” do te zhvilloje e rigjeneroje hapesiren jo vetem ne dy dimensione, por do te plotesohet edhe me trajtimin e dimensionit te trete te hapesires. Trajtimi i fasadave do te behet element integral i rigjenerimit, kryesisht ne blloqet e banimit ku impakti social eshte edhe me i ndjeshem. Gjate viteve te fundit Bashkia ka nderhyre per permiresimin pothuaj te gjithe komponenteve te kategorise se Hapesires se Hapur”,- deklaroi Rama.
19 Dhjetor 2007