E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inflacioni i larte mbulon edhe BE-ne

Ne zonen e monedhes Euro, por edhe ne SHBA, dinamika e çmimeve ka ndezur presionin, ndersa Brukseli ka reaguar menjehere: "Ka diçka qe na ben te preokupohemi shume”, - tha dje, zedhenesi i Komisionit Evropian sapo u mesua lajmi se inflacioni regjistron nivelin 3,1% per muajin nentor, pra me rritje te konsiderueshme ne krahasim me vitin e kaluar. Ne fakt, ky problem i takon te gjitha vendeve anetare te BE-se, ndersa nga ana tjeter e oqeanit, SHBA regjistron nivelin rekord prej 4,3%. Midis vendeve te eurozones, eshte Sllovenia ajo qe ka ndikuar me teper ne rritjen e inflacionit, me rreth 5,7%, e ndjekur nga Spanja e me pas vendet baltike deri te Gjermania e Austria. Ndersa Italia ka ndikuar me te njejtin nivel si Franca, me 2,6%. Vetem Holanda, me 1,8%, qendron ne nivelin e duhur, poshte mases se lejuar prej 2% nga Banka Qendrore Europiane. Rritja e inflacionit eshte ndikuar nga çmimi i energjise elektrike, transporti me 19% dhe ushqimet si veza, qumeshti dhe djathi, me rritje te çmimit me 10% dhe buka me 6,4%.

19 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›