E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia, kallëzim penal sot përprefektin Kruja

TIRANE-Konflikti mes Bashkisë dhe Prefektit të Tiranës po thellohet nga dita në ditë. Pas shkresës së kryebashkiakut Rama, ku kërkohej edhe largimi i Keltis Kruja nga posti i Prefektit, prefekti i është përgjigjur me shkresën e ditës së djeshme, ku theksonte se auditimi është kompetencë e tij ligjore. Por, nga na tjetër, Bashkia ka bërë publike kallëzimin penal ndaj tij, me objekt, kryerjen e veprës penale "Shpërdorimi i detyrës", parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Ky kallëzim është depozituar sot, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Tiranë. Pikërisht paraditen e sotme, pritet te depozitohet në prokurorinë e rrethit Tiranë një padi ndaj prefektit Keltis Kruja, për kapërcim të kompetencave duke rënë ndesh me dispozitat ligjore në fuqi. Veç të tjerave, në kallëzimin për këtë çështje penale, janë cituar edhe deklaratat e dhëna publikisht nga prefekti i qarkut Tiranë, se kërkonte bllokimin e fondeve të bashkisë.

Prefektura dhe Bashkia prej gati një jave po përplasen për auditimin që prefekti Kruja ka kërkuar t'i bëj fondeve të bashkisë së kryeqytetit, të cilat jepen nga buxheti i shtetit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›