E Diel, 1 Nëntor 2026

Kroacia hyn nëfazën finale tëbisedimeve me BE-në

BRUKSEL- Kroacia sot i është afruar edhe më shumë Bashkimit Evropian, pasi të dyja palët e hapën kapitullin përfundimtar në bisedimet për anëtarësim.

Pas takimit në Bruksel me zyrtarët për zgjërim të BE-së, ministri i Jashtëm kroat Gordan Jandrokovic tha se vendi i tij mund ta nënshkruajë marrëveshjen për anëtarësim në tremujorin e parë të vitit 2011.

Ai tha se palët i kanë dakorduar 20 nga 35 kapitujt që duhet të negociohen, ndërsa 13 kapitujt që diskutohen dhe dy të tjerët janë pak a shumë formalë.
(m.a/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›