E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia kerkon mirekuptimin e qytetareve per trafikun ne qytet levizni pa makina

Tirane 24 dhjetor NOA-Bashkia e Tiranes ka bere nje njoftim per gjithe qytetaret e Tiranes duke iu kerkuar mirekuptimin per trafikun ne qytet per shkak te festave te fundvitit.

Duke falenderuar qytetaret per mirekuptimin e treguar gjate periudhes se ndertimit te Ures prane shkolles Teknologjike deshirojme te vendosim ne vemendjen e tyre se per shkak te periudhes festive te fundvitit ka nje fluks te shtuar te trafikut ne qytet fenomen i njohur pergjate gjithe viteve thuhet ne njoftim.

Sipas ketij lajmerimi ky fluks i shtuar krijon ngjeshje te trafikut ne pika te ndryshme midis te cilave dhe ne zonen perreth sheshit Skenderbej kjo dhe per shkak te punimeve qe po kryhen atje.

Bashkia e Tiranes kerkon mirekuptimin e qytetareve dhe inkurajon ata qe gjate kesaj periudhe festash te perdorin sa me pak te jete e mundur mjetet e tyre private duke i dhene perparesi perdorimit te transportit publik ne qytet.

Ky njoftim eshte bere nga Drejtori i Drejtorise se Transportit dhe Levizmerise Enton Punavija.

Ne perfundim permes ketij njoftimi i behert thirrje policise Rrugore qe si pergjegjese e kontrollit te trafikut ne qytet me forca te shtuara te perballojne situaten e trafikut pergjate diteve festive.

a.y/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›