E Diel, 1 Nëntor 2026

Radhë kilometrike në kufi

Afrimi i festave ka rikthyer radhët kilometrike ne kufi. Mijëra emigrante kane mbetur te bllokuar ne Kakavijë, deri ne 8 ore ne pritje, për te hyre ne Shqipëri. Madje vargu i mjeteve ka arritur mbi gjashte km. Edhe ne Kapshticë situata ka qene mjaft problematike. Sipas autoriteteve, shkak është shtimi i fluksit si për emigrantet qe vijnë ashtu edhe për qytetaret qe udhëtojnë drejt Greqisë. Tragetet e linjës Durrës-Bari kane mbërritur me pese ore vonese për shkak te motit te keq qe ka përfshire shtetin fqinj. Koha e gjate e pritjes ne port dhe vonesat gjate rrugës kane renduar gjendjen shëndetësore te te sëmurëve kronike dhe fëmijëve. Trageti i pare është ankoruar ne portin e Durrësit rreth orës 13:00. Pak minuta pas tij kane zbarkuar edhe katër te tjerë. Për te përballuar fluksin prej 12 mije pasagjeresh autoritetet portuale kane hapur 30 sportele.

Shpërndaje          

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›