E Diel, 1 Nëntor 2026

ÇIP për botimet në fletoren zyrtare

I dënuari për pengmarrje dhe vjedhje 35- vjeçari Petrit Deliu u mbajt 5 muaj me tepër ne burg, vetëm pse vendimi i Ggjykatës se Larte qe i jepte atij lirinë, u botua me vonese ne fletoren zyrtare. Ky është rasti me tipik i ofruar nga qendra për çeshtjet e informimit publik, për rendësinë e botimit ne kohe te vendimeve, ligjeve, udhëzimeve dhe akteve normative. Kreu i qendrës identifikon disa motive për këto shkelje ligjore. Sipas një studimi te hollësishëm te kryer nga kjo qendër e financuar nga kongresi amerikan per te rritur transparencën dhe informimin e publikut, shkeljet me te mëdha me mosbotimin e udhëzimeve e kane kryer ministria e arsimit dhe ajo e financave.

Shpërndaje          

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›