E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia-konkursi për 2-kullat te Treni

Në zonën pranë stacionit të trenit, përkatësisht në pjesën veri-perëndimore të tij do të ndërtohen dy kulla gjigante. Këto objekte, të cilat parashikohet të pasohen më vonë me ndërtimin e dhe të disa kullave të tjera, janë pjesë e studimit francez për qendrën e Tiranës. Projekti në fjalë synon ta shtrijë edhe më tej, vizionin e qendrës së Tiranës, duke bërë që këto kulla të jenë jo vetëm tërheqëse nga pikëpamja arkitekturore, por të ofrojnë edhe shërbime të ndryshme për qytetarët. Bashkia e Tiranës, ka shpallur konkursin për projekt-idenë më të mirë për dy kullat. Në këtë konkurs kanë paraqitur idetë 3 studio, dy të huaja dhe një shqiptare. Vizioni i tyre në projektet e paraqitura, synon krijimin e një qendre moderne për Tiranën, dhe kullat mund të shërbejnë si zyra, rezidenca apo edhe hotele. Ato janë konceptuar të jenë me një gjatësi 80 metra, duke marrë si pikë referimi ndërtesën e 15 katëshit, i cili është rreth 60 metra i lartë. Në hapësirën ku do të ndërtohen kullat, ëhstë projektuar edhe një lulishte, një mundësi kompensimi kjo për hapësirat publike

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›