E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia lancon rrjetin per punesimin social

Bashkia e Tiranes ka lancuar sot rrjetin per punesimin social. Ne fjalen e tij kryebashkiaku Edi Rama duke iu referuar situates ekonomike ne vend theksoi se papunesia sa vjen e rritet dhe se kjo papunesi po i pengon te rinjte qe te prekin horizonte te reja.

Duke iu referuar rrjetit per punesimin social kryebashkiaku Rama theksoi se ky rrjet do te jete ura qe lidh njerezit ne nevoje pasi shoqeria ka nevoje per pika referimi solide.

Gjithashtu kryebashkiaku Rama theksoi se godinat sociale te ndertuara nga bashkia do te jene edhe godina ku qytetaret do te kene mundesi per tu punesuar.

Ne bllokun e pare te banesave sociale katet e para do te kthehen ne hapesira per te nxitur kurajon e atyre qe kane ide dhe duan te realizojne projekte te medha theksoi Rama.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›