E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perballja me institucionet

Zgjidhja e problemit

Lidhur me problemin e Kujtimit te dy vullnetaret kontaktuan Ilir Cumanin drejtor i Institutit te Integrimit te Jetimeve Shqiptare. Pasi i shkruan Ilirit vullnetaret moren pergjigje pozitive qe do te thote se kjo ceshtje do zgjidhej. Iliri e mbajti fjalen e dhene. Ai u angazhua teresisht ne zgjidhjen e kesaj ceshtjeje mori ne telefon te gjithe personat e perfshire pohon Ardi. Edhe pse sipas tij ai hasi ne indiference dhe kundershtime. Iliri denoncoi me te gjithe seriozitetin e duhur situaten e rende qe ekzistonte ne lidhje me femijet jetime e ilustroi kete me rastin e Kujtimit dhe me te drejte kerkoi zgjidhjen e problemit. Pasi kishin biseduar per rreth gjysme ore me perfaqesuesit e bashkise te dyja palet rane dakord qe problemi te zgjidhej menjehere. Ardi sqaron se pergjigjja nuk vonoi shume pas dy ditesh bashkia i kishte njoftuar se problemi ishte zgjidhur dhe se Kujtimi do te strehohej ne konvikt brenda tri diteve. Tani qe ky problem duket se mori rrugen e duhur te zgjidhjes shqetesimi im i vetem mbetet ushqimi. Nuk jemi te sigurt nese ushqimi i Kujtimit do te subvencionohet nga shteti apo jo. Nese nuk subvencionohet atehere ushqimi i Kujtimit dhe shpenzime te tjera do te sigurohen nepermjet sponsoreve te ndryshem qe me shume dashamiresi ofruan ndihmen e tyre ne para thote Ardi vullnetari qe ndihmon femijet jetime. E megjithate deri me tani gjithcka ka mbetur pergjysme cka do te thote se Kujtimi nuk ka ende nje vend per te fjetur. Nje zgjidhje konkrete do te ishte dora e shtetit duke krijuar ambiente te posacme per strehimin dhe ushqimin e tyre por edhe kjo ka mbetur ne tentative per vite e vite me radhe.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›