Kurse kualifikimi per minatoret private
Ministria e Punes dhe Ceshtjeve Sociale ne bashkepunim me Bashkine Bulqize kane hapur kurse kualifikimi profesional per minatoret e shembjes se galerive te shumta private. Keshtu dje filloi grupi i pare kualifikues prej 12 minatoresh qe u perkasin firmave te galerive private. Kursi ne perberje kryesisht nga mosha te reja qe punojne ne miniere do vazhdoje per tre muaj rresht dhe do zhvillohet sipas zbatimit te iniciatives me te fundit te Ministrise se Punes dhe Bashkise Bulqize qe do ofroje ambiente falas per zhvillimin e mesimit. Punonjesit e Ministrise se Punes dhe Ceshtjeve Sociale si dhe kryetari i Bashkise Bulqize zoti Roland Keta qe moren pjese ne ceremonine e hapjes se ketij kursi falenderuan minatoret pjesemarres duke shprehur besimin se ai do ti sherbeje me se miri plotesimit te kushteve te sigurise ne pune per minatoret ne galerite e kesaj miniere. Instruktori i ketij kursi inxhinieri me pervoje Nexhmedin Marku tha per Shqip se hapja e ketij kursi eshte nje garanci per zbatimin dhe plotesimin ne shkallen me te larte te kushteve te sigurise ne pune te minatoreve dhe per eliminimin e aksidenteve ne pune per ta.