Jetim pa statusin e jetimit
Kjo eshte historia e nje djali 15-vjecar i cili eshte braktisur nga prinderit biologjike por nuk e gezon statusin e jetimit. Ne keto kushte strehimi i tij eshte bere problem si per institucionin ashtu edhe per strukturat shteterore. Konkretisht ne ligj ka disa vakume zgjidhjet per rastet e femijeve te tille mbeten evazive dhe rrugezgjidhja eshte e sforcuar jo konkrete.
Familja e KujtimitKujtimi i ka gjalle te dy prinderit pavaresisht se ata e kane braktisur. Ata jane nga Kukesi. Para se te divorcoheshin jetonin ne Kukes. Kujtimi ka dy vellezer me te medhenj dhe dy motra. Me tu divorcuar prinderit vellezerit mbeten me babain ndersa vajzat bashke me Kujtimin e vogel qendruan me mamane. Divorci kishte qene nje goditje e rende per babain e Kujtimit. Ai menjehere humbi punen dhe filloi te pinte. Pasi iu dogj shtepia ne Kukes i ati bashke me vellezerit erdhen ne Tirane. Aktualisht ai endet rrugeve duke mbledhur kanoce. Zoteria e la Kujtimin tek Zyber Hallulli ne deren e shtepise se femijes dhe shkon ta takoje te birin vetem nje here ne muaj. Kjo sa per tu siguruar qe eshte mire. Megjithate ai nuk eshte as i pergjegjshem as shume dashamires ndaj djalit te tij. Historia e 15-vjecarit ne shtepine e femijes Zyber Hallulli njihet nga te gjithe. Emotiv i sinqerte dhe shume i dashur. Ai e kishte te thjeshte te bente per vete kedo qe i afrohej per te biseduar me te. Dashamiresine e tij e kuptuan dhe dy vullnetaret qe kujdesen privatisht per femijet e braktisur. Ardi dhe Arjela dy bashkeshortet qe zbuluan Kujtimin kane deshiren e madhe ti qendrojne prane ketyre femijeve por edhe per te treguar historine e njerit prej tyre.
Historia e 15-vjecaritKujtimi ishte nje femije me i terhequr se te tjeret. Keshtu qe dhe kujdesi per te duhej te ishte me i madh. 15-vjecari ishte nje nga femijet qe u pyet dhe u perfshi ne skandalin ceshtjes Dan Brown. Me kalimin e kohes u vu re se ai kishte shume nevoje qe dikush ti qendronte prane per ta ndihmuar ne mesime. Shkak per kete ishte se Kujtimi vuante nga ADD dhe Discalculya semundje e njohur si humbje e perqendrimit. Per pasoje Kujtimi e kishte te veshtire qe te perqendrohej te mesimet dhe sidomos tek ato te shkencave ekzakte.
Sipas vullnetareve ai shpeshhere trajtohej si femije i dores se dyte ndonjehere edhe me fyerje si pisanjos apo idiot.
Arjela vuri re qe Kujtimi kishte nevoje me shume se te tjeret per tu ndihmuar prandaj vendosen qe te shpenzojne me shume kohe me te. Ne fund te shkolles Kujtimi arriti me sukses te mbyllte Provimet e Lirimit dhe te ndiqte arsimin e mesem. Problemet nuk mbaruan me kaq. Nga fundi i muajit shtator u mesua se autoritetet e Zyber Hallullit kishin hasur pengesa dhe veshtiresi ne gjetjen e nje vendi ne konvikt per strehimin e Kujtimit.
Drejtori i pergjithshem i konvikteve Demo Muhaj refuzonte qe ti leshonte Kujtimit nje vend ne konvikt per shkak se nuk zoteronte statusin e jetimit biologjik dhe per shkak te burokracive konflikteve midis institucioneve dhe gjendjes kritike qe eshte krijuar tashme ne konviktin e Shkolles per Hoteleri-Turizem. Ndryshe nga vajzat Kujtimi nuk ishte pranuar qe te shkonte ne nje qender per femije pasi atij i ishte vene damka i manget nga trute. Ne raportin e psikologes thuhej se Kujtimi per shkak te eksperiencave te veshtira qe kishte kaluar kishte nje problem me zhvillimin normal mendor. Kjo do te thoshte qe Kujtimi sillet si femije moshe te cilen e ka kaluar.