E Diel, 1 Nëntor 2026

Tentuan të vjedhin për skrap tubin e gazit, njëri vdes, tjetri asfiksohet

Fier- Një 22 vjeçar ka humbur jetën dhe një i ri tjetër është dërguar në spital i asfiksuar nga gazi.Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditëne sotme në lagjen Sheq të Fierit, ku dy të rinjtë kanë tentuar të sharrojnë një tub gazi për ta përdorur atë më pas për skrap.
Sipas policisë dy të rinjtë J.P 22 vjeç dhe V.P 19 vjeç kanë prerë një tub gazi pa e ditur që ai ishte në funksion. Sasia e gazit që shpërtheu I ka marrë mënjëherë jetën 22 vjeçarit dhe ka lënë të asfiskuar rëndë 19 vjeçcarin tjetër.
Burime nga spitali rajonal shprehen se 19 vjecari vijon te jete ne gjendje te rende.Te rinjte u gjeten nga punonjes te sektorit te naftes, ndersa ne vengjarje policia sekuestroi dhe nje sharre qe ishte perdorur per prerjen e tubave. Dyshon se të rinjtë e kryenin këtë aktivitet prej pak kohësh. Ata prisnin tuba dhe i shisnin për skrap duke fituar në këtë mënyrë para.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Vorë- Del treni nga shinat, shkak vjedhja e shinave për skrap Tiranë- Treni i linjës Shkodër-Tiranë ka dalë nga shinat mesditën...
  2. Fier- Arrestohet i dyshuari për vrasje, tjetri shpallet në kërkim Fier- Policia ka arrestuar një person dhe një tjetër është...
  3. Përleshjet në Mitrovicë, vdes njëri nga serbet e plagosur Mitrovicë- Njëri nga tre serbët e plagosur mbrëmë në veri...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›