E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Barbari, heqja e titullit “Qytetar nderi” për Hekuran Dedën

TIRANË-Kreu i PS, Edi Rama e konsideroi sot si barbari përpjekjen e prefektit të Dibrës për t’i hequr titullin “Qytetar Nderi”, Hekuran Dedës, njërit nga katër të vrarët e 21 janarit.

“Ndaj familjes Deda, Kryeministri ka detyrimin të shpjegohet para drejtësisë edhe për sekserin që coi në mesnatë për të blere me lek një vizite tek ata!”- shkruan sot Rama në profilin e tij në Twitter.

Iniciativa për t’i hequr titullin ‘Qytetar Nderi’ të vrarit me 21 janar 2011 është bere publike sot në median e shkruar. Pas ketij lajmi kreu i PS, Edi Rama reagoi duke kundërshtuar hapur proceduren e nisur e cila mesa duket do të përfundoje deri në gjykatë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›