E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia, linja te reja autobusesh, percaktohen itineraret Luljeta Ndoka

Linjat e reja te autobuseve, te cilat do te miratohen ne mbledhjen e Keshillit Bashkiak me 6 shtator, pritet t'u vijne ne dobi qindra e mijera qytetareve, si studenteve, por edhe kategorive te tjera te popullsise se kryeqytetit. Keshtu, ne relacionet e pergatitura nga Keshilli Bashkiak percaktohet se Linja me numer 13 i perket linjes "Qender-Qyteti Studenti", dhe eshte percaktuar kryesisht per t'u ardhur ne ndihme studenteve qe banojne ne bujtinat e Ndermarrjes nr 1 te Trajtimit te Studenteve. Por, pervec linjes se "Qytetit Studenti", futet dhe nje linje tjeter, "Qender - Qendra Kristal - Qender". Kjo linje e fillon funksionimin ne afersi te lulishtes tek Banka e Shqiperise, kalon ne rrugen "Ibrahim Rugova" deri ne kryqezimin me bulevardin "Gjergj Fishta" dhe vazhdon ne rrugen "Sami Frasheri" deri ne kryqezimin me rrugen "Sulejman Delvina", vazhdon pergjate kesaj rruge deri ne kryqezimin me rrugen "Medar Shtylla" dhe ndalon tek "Qendra Kristal" ne rrugen "Prokop Mima" (stacioni i fundit). Kthimi eshte ne rrugen "Prokop Mima", kthehet ne rrugen "Medar Shtylla", vazhdon ne rrugen "Komuna e Parisit" deri ne kryqezimin me bulevardin "Bajram Curri", kthehet ne rrugen "Sami Frasheri" deri ne kryqezimin me rrugen "Myslym Shyri", vazhdon deri ne kryqezimin me bulevardin "Deshmoret e Kombit", vazhdon pergjate bulevardit "Zog I" deri tek kryqezimi i tij me rrugen "Ded Gjo Luli" duke u pozicionuar ne stacionin e nisjes. Gjithashtu, do te kete nje ndryshim ne emertim dhe ne itinerarin e Linjes nr.10 "Parku i Madh Kombetar - Qender". Nga ky emertim, linja merr emrin "Qender- Kopshti Zoologjik (prane parkut tek Liqeni Artificial) - Qender". Kjo linje e re,fillon ne Qender ne afersi te lulishtes tek Banka e Shqiperise (stacioni i nisjes), kalon ne rrugen "Ibrahim Rugova" deri ne kryqezimin me bulevardin "Gjergj Fishta" dhe vazhdon ne rrugen "Sami Frasheri", kalon tek Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve, deri tek Kopshti Zoologjik. Kthimi eshte parashikuar ne te njejten gjurme deri ne kryqezimin me bulevardin "Bajram Curri", vazhdon deri ne kryqezimin me bulevardin "Deshmoret e Kombit", vazhdon pergjate bulevardit "Zog I" deri tek kryqezimi i tij me rrugen "Ded Gjo Luli", duke u pozicionuar ne stacionin e nisjes. Per cdo linje, ne periudhen prill - tetor, orari i sherbimit do te jete nga ora 05:00 deri ne oren 23:00, ndersa ne periudhen nentor - mars, orari sherbimit do te jete nga ora 05:30 deri ne oren 23:00.

Linjat e reja:

Qender - Qendra Kristal - Qender

Qender-Qyteti Studenti-Qender

Qender-Kopshti Zoologjik-Qender

Kushtet qe duhet te plotesoje secili autobus i linjes:

Per automjetet e reja nuk eshte kusht qe te jene te prodhuara ne vendet e BE

100% e mjeteve te inventarit do te jene te pajisura me kondicionim.

Estetika e jashtme e mjeteve do te jete 100 per qind.

Estetika e brendshme e mjeteve do te jete 100 per qind.

Te gjitha mjetet, te pajisura me pajisje te vecanta per invalidet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›