Ngazellimi legjitim Nga Bujar Nishani, President i Republikes
Ne jetojme ne epoken e teknologjise se informacionit dhe arritjeve te medha shkencore ne te gjitha fushat, ndersa festojme 100 vjetorin e krijimit te shtetit te pare Shqiptar.
Ne Shqiptaret kemi luftuar pa reshtur kunder pushtuesve shekullore per gjuhen dhe arsimin kombetar dhe e kemi fituar me sakrifica te medha. Nuk ka komb tjeter ne bote, qe te kete ne altarin e tij te historise kaq shume deshmore ne mbrojtje te arsimit kombetar sa shqiptaret. Dhe nuk ka komb binjak me shqiptaret, kur behet fjale per sakrificat prinderore dedikuar arsimimit te femijeve. Me arme dhe pene rilindesit tane bene perpjekje titanike per ringjalljen kombetare, e cila coi ne formimin e shtetit te pare shqiptar njeqind vite te shkuara. Jetojme ne nje kohe globale dhe eshte e domosdoshme qe te kapim kohen globale te dijes. Per kete arsye, ne duhet, qe bazuar ne arsimin e tradites te formojme arsimin me standarde evropiane, madje globale, i cili do te na pajise me dijet dhe njohurite e nevojshme per te qene kompetitive ne boten globale te dijes. Ju, te dashur studente dhe te nderuar akademike, qe jeni ne kontakt te perditshem me boten e dijes dhe te shkences, jeni me te vetedijshem se kushdo tjeter per sfidat qe arsimi dhe shkenca shqiptare duhet te perballojne ne rritjen sasiore dhe cilesore per te pergatitur brezat e shkencetareve dhe mesuesve qe do ta bejne Kosoven, Shqiperine dhe mbare shqiptaret konkurrues dhe anetare te familjes se kombeve te zhvilluara. Nismat private, te ndermarra me seriozitet dhe te bazuara ne profesionalizem, perbejne nje instrument shume te rendesishem qe pasuron dhe rrit cilesine e tregut te dijes. Institucioni juaj arsimor eshte nje deshmi e gjalle. Bashkepunimi ne nivel shteteror dhe privat, ne te gjitha fushat dhe sektoret perben nje kusht te nevojshem per unifikimin e tregut mbareshqiptar, si pjese e qenesishme e integrimit ndershqiptar ne rajon, Bashkimin Evropian dhe boten globale. Me shume se kufijte gjeografike, te cilet po humbasin kuptimin dhe efektin e tyre tradicional gjithnje e me shume, na duhet dhe po kapercejme me shpejtesi kufirin e krijuar gjate nje periudhe te gjate izolimi dhe ndarje nga sistemi totalitar.
Ne kemi ndertuar tashme nje infrastrukture moderne komunikimi ndershqiptare dhe nje infrastrukture ligjore, qe mbeshtet bashkepunimin ndermjet dy vendeve tona me popullsi shqiptare. Kjo infrastrukture lehteson dhe nxit levizjen e lire te njerezve dhe mallrave, si edhe bejne te mundur bashkepunimin intensiv ne te gjitha fushat. Vepra, si "Rruga e Kombit" kane unifikuar tregun nepermjet rritjes mbi njembedhjete here te qarkullimit te njerezve dhe mbi pese here te qarkullimit te mallrave. Ajo i ka dhene gjithashtu nje impakt zhvillimit ekonomik dhe ka shumefishuar vleren e pasurive te patundshme ne te gjitha zonat ku kalon. Tashme Kosova eshte shume prane detit. Konsiderojme se ka ende shume vend per rritjen, zgjerimin dhe intensifikimin e shkembimeve ekonomiko-tregtare, investimeve ne infrastrukture, turizem, krijimin e nje tregu unik energjetik, unifikimin e teksteve shkollore, shfrytezimin e ujerave, mbrojtjen e ambientit, etj. Shkembimi tregtar prej 140 milione euro ne vit eshte ende i ulet, gjeografia e studimit te studenteve shqiptare ne shtete te tjera me shumice apo prezence te konsiderueshme shqiptare eshte ende e varfer, investimet nga Shqiperia ne Kosove dhe anasjelltas jane ende ne nivele jo te larta. Ne po perpiqemi te bejme me te miren, por ju, me siguri, do te beni me shume dhe me mire se ne. Ne shqiptaret kemi humbur shume kohe dhe po perpiqemi ta fitojme ate, ndersa brezi juaj do ta fitoje kohen e humbur me siguri. Forcimi i faktorit shqiptar nuk ka si qellim te drejtohet kunder askujt dhe, si i tille, ai (faktori shqiptar) nuk kercenon askend. Realiteti i tanishem ka treguar qarte se nje faktor shqiptar i fuqishem perben nje garanci per paqen dhe sigurine ne rajon. Ne kemi provuar me fakte historikisht se dime te jetojme ne harmoni dhe se dime te bashkepunojme me fqinjet, madje se edhe mund te kapercejme merite dhe dhimbjet e shkaktuara nga padrejtesite historike, prej provokimeve dhe agresioneve te fqinjeve tane per hir te se ardhmes sone te perbashket. Kombi qe lindi Nene Terezen nuk mund te jete ndryshe. Shqiptaret, te shperndare ne disa shtete, do te jene te bashkuar ne Bashkimin Europian.
Ne jetojme nje rajon, i cili vjen nga nje periudhe konfliktesh, baza e te cilave jane lufta per territore, mosbesimi reciprok dhe merite etnike. Por, pa harruar te shkuaren, duke falur, ne shohim drejt se ardhmes, duke pasur si objektiv te perbashket anetaresimin ne NATO dhe integrimin evropian. Duke respektuar dhimbjet e se shkuares, ne duhet te shohim drejt se ardhmes. Dhe rruga e vetme, pa alternative jane bashkepunimi edhe me fqinjet, me te cilet na ndan e shkuara por na bashkon e ardhmja. Ky bashkepunim fillon me zgjidhjen e problemeve te trasheguara nga e shkuara, qe mund te behet vetem me dialog. Dialogu mbetet arma me e fuqishme per te luftuar per te ardhmen.
Kosova e pavarur eshte tashme nje realitet i pakthyeshem i njohur nga 91 vende Ajo eshte shnderruar tashme ne nje faktor paqeje dhe stabiliteti ne Ballkan. Kosova ka vendosur marredhenie diplomatike me te gjitha vendet fqinje, pervec Serbise dhe Bosnje-Hercegovines. Drejtuesit e shtetit te Kosoves priten zyrtarisht ne kancelarite me te rendesishme te botes. Perfaqesuesit legjitime te Republikes se Kosoves marrin pjese ne forume rajonale e me gjere. Ceshtja e statusit te Kosoves dhe kufijve te saj eshte nje ceshtje e mbyllur. Shqiperia mbeshtet plotesisht teresine territoriale te Kosoves ne kufijte e saj aktuale te njohur nderkombetarisht. Cdo tentative per rihapjen e tyre nuk ben gje tjeter, por kthen kohen mbrapa dhe cenon te ardhmen.
Vendimi i fundit te Grupit Drejtues Nderkombetar per Kosoven, qe i dha fund pavaresise se mbikeqyrur, hapi kapitullin e ri te funksionimit te Republikes se Kosoves si shtet plotesisht sovran e i pavarur. Ai perben nje licencim te institucioneve kosovare dhe shton njekohesisht pergjegjesite e institucioneve, shoqerise civile, botes akademike dhe gjithe qytetareve te saj. Bujaria e faktorit nderkombetar, me ne krye SHBA dhe BE, nuk duhet shperdoruar, por duhet perdorur me kujdes, sepse eshte nje kapital me shume vlere qe duhet investuar me kujdes. Nuk duhen lene jashte vemendjes edhe hapat e Kosoves ne drejtim te BE si marrja e udherrefyesit per liberalizimin e vizave per qytetaret e Kosoves dhe fillimi se shpejti i studimit te fizibilitetit per MSA, duke e vleresuar kete si nje etape te re ne marredheniet e saj me Bashkimin Evropian. Kemi ofruar dhe do te vazhdojme te ofrojme pervojen tone ne proceset integruese. Por, mund te mesohet edhe duke pare me syrin kritik, ne menyre qe te behet me mire ajo qe ne kemi bere. Shqiperia ka te gjithe gatishmerine ne ofrimin e ekspertizes konkrete ne transferimin e njohurive dhe eksperiences, lidhur me kuadrin ligjor ne fuqi, procedurat dhe strukturat e ngritura, ofrimin e eksperteve me te mire shqiptare per fushen apo ne rritjen e intensitetit te aktiviteteve te perbashketa ne kuader te procesit te integrimit evropian.
Ne vijme nga nje sistem, ku te flisje per konceptin institucion i pavarur perbente nje shkelje ligjore, madje denohej si veprimtari armiqesore. Pavaresia e institucioneve kyce kushtetuese dhe ndarja e pushteteve perbejne bazen e funksionimit te shtetit ligjor dhe demokracise. Jo rralle e shkuara ngaterrohet me te sotmen ne menyren e mendimit dhe veprimit. Kjo situate behet edhe me komplekse po t`i shtojme implikimin e interesave ditore, per perfitime ekonomike dhe pushtet politik. Ja, pse beteja per drejtesine mbetet nga sfidat me te forta, por edhe ajo me vitale, qe ne duhet dhe do ta fitojme me cdo kusht.
Nepunesi i shtetit ne demokraci eshte sherbetor i popullit. Shteti dhe institucionet e tij jane ne sherbim te qytetareve dhe, per pasoje, duhet te degjojne zerin e perditshem te qytetareve. Ne kete kontekst, shoqeria civile eshte nje promovuese e vlerave te demokracise dhe nje vezhguese e kujdesshme e veprimtarise se institucioneve dhe zyrtareve qe veprojne brenda tyre. Forcimi i shoqerise civile dhe zgjerimi i hapesires ne te cilen ajo vepron eshte, ne nje fare menyre, mates i funksionimit te demokracise dhe i pjekurise se saj.
Shqiperia luan nje rol aktiv per te bere te mundur perfaqesimin gjithmone ne rritje te Kosoves ne forumet, nismat, qendrat e organizatat rajonale, ku po gjen nje perkrahje ne rritje nga vendet e rajonit. Lobimi per shtimin e njohjeve te Kosoves eshte nje nga pjeset me aktive te agjendes se diplomacise shqiptare ne kuadrin dypalesh dhe vecanerisht ne ate shumepalesh. Kam deklaruar para Kuvendit te Republikes se Kosoves dhe po perseris para jush angazhimin tim se Kosova do te jete kryefjala e aktivitetit tim, ne perpjekjet per lobim ne shtimin e njohjeve nderkombetare, pjesemarrjen ne nismat dhe forumet rajonale, mbeshtetjen e saj ne rrugen e integrimit euroatlantik.
Njeqindvjetori i Shtetit Shqiptar perben nje ngjarje te shenuar ne jeten e kombit Shqiptar. Ne vijme te gjithe se bashku me solemnitetin qe meriton nje eveniment si ky. Gezimi dhe ngazellimi legjitim qe na jep nje moment i tille nuk na erreson arsyen dhe nuk na ben euforik sa te mos analizojme ate cfare kemi bere mire apo jo mire, me veshtrimin tek e ardhmja, e cila eshte e perbashket per te gjithe shqiptaret, popujt e rajonit dhe me gjere, anetaresimi ne familjen evropiane. Burrat e mencur te ketij kombi, diten ta drejtojne timonin e anijes shqiptare drejt Perendimit. Luhatjet e perkohshme, ndonese me pasoja te renda, nuk na shperqendruan, por ne vazhduam ta mbajme timonin ne drejtimin e duhur, drejt Perendimit. Ju, studente te dashur, do merrni ne dore Kosoven me orientim perendimor dhe do ta beni ate nje zonje te nderuar. Kjo kerkon dashurine per kombin, dashurine per dijen, mendjen e shendoshe, qe ju po e ushqeni me dije nga profesoret tuaj te talentuar dhe te perkushtuar. Me ju e ardhmja e ketij vendi eshte e sigurt.
* Fjalimi i mbajtur dje tek Akademia e Arteve te Bukura, Kosove