Konflikti sirian, ofensinva e Assad-it godet bazën e kryengritësve në Aleppo
Siri-Qeveria siriane thotë se ka zmbrapsur një sulm të madh rebel në një bazë ajrore pranë qytetit verior të Aleppos. Televizioni shtetëror sirian tregoi automjete të rënda dhe pajisje të sofistikuara të konfiskuara nga sulmi në bazën Rasm al-Abboud.
Kjo ishte një nga bazat ajrore që ka qënë nën sulm gjatë ditëve të fundit teksa luftëtarët e opozitës përpiqen të ndalojnë përdorimin nga ana e regjimit të helikopterëve dhe avionëve ushtarakë për të mbështetur forcat tokësore.
Aktivistët thanë për BBC-në se rreth 100 persona humbën jetën gjatë ditës së premte në Siri. Betejat kanë vazhduar në Aleppo, në periferi të Damaskut dhe në pjesë të tjera të vendit. Sakaq mediat ndërkombëtare raportojnë se është e pamundur të verifikohen në mënyrë të pavarur pretendimet teksa raportimi i gazetërarëve të huaj është kufizuar rreptësisht në Siri.
Dorina Bilbili/IDEA/