E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halimi: Gjykata Administrative, godina gati ne nentor

Ne fund te muajit nentor do te perfundoje Gjykata Administrative, ndersa ne fillim te vitit 2013 do te filloje te funksionoje. Ministri i Drejtesise, Eduard Halimi, ka inspektuar punimet e kesaj gjykate, ndertimi i se ciles kap nje shifer prej 500 mije dollaresh. "Shpresoj qe opozita do te ngrihet ne pergjegjshmerine e saj politike per te miratuar kete ligj dhe me pas ne muajt ne vijim do te fillojme me procedurat, se bashku me KLD-ne, te hapjes se vendeve per gjyqtare ne Gjykaten Administrative, procedurat e konkurrimit, ne menyre qe krahas infrastruktures te perfundoje dhe miratimi i numrit te gjyqtareve qe do te punojne ne keto institucione", - deklaroi ministri i Drejtesise. Gjykata Administrative do te jete nje godine ne rrugen "Don Bosko" deri sa te perfundoje ndertimi i pallatit te drejtesise, ku do te jene te gjitha gjykatat e Tiranes, te cilat, sipas ministrit te Drejtesise, do te duhet rreth 4 vite per te perfunduar, kjo gjykate do te sherbeje si Gjykate Administrative deri ne perfundim te Pallatit te Drejtesise", - nderkohe theksoi se Gjykata Administrative do te jete teresisht funksionale ne vitin 2013. Ministri Halimi po ashtu foli per punimet ne gjykaten e Apelit te kryeqytetit, ku vleresoi se punimet po ecin me shpejtesi dhe cilesi. Duke u ndalur tek ligji per Gjykaten e Larte, ministri Halimi tha se mosmiratimi i tij po mban peng edhe funksionimin e Gjykates Administrative. Ministri i Drejtesise, Eduard Halimi, kerkoi konsensusin e opozites per te kaluar ne sesionin e ardhshem draftin per Gjykaten e Larte, i cili do t'i hape rruge celjes me 1 janar 2013 te 6 Gjykatave Administrative ne te gjithe vendin. "Shpresoj qe pas kesaj permbushjeje te kushteve qe po ben qeveria, per krijimin e infrastruktures se nevojshme per krijimin e Gjykates Administrative, ne muajin shtator, ne sesionin e ri parlamentar qe fillon javen e ardhshme, opozita te pranoje fillimin e shqyrtimit te ligjit per Gjykaten e Larte, te jape konsensusin per miratimin e ligjit te Gjykates se Larte, ne menyre qe ne 1 janarin e vitit te ardhshem te kemi funksionimin e Gjykates Administrative, pasi, sic e dini, ne ligjin per Gjykaten Administrative eshte kusht kalimi i ligjit per Gjykaten e Larte, pra, krijimi i kolegjit administrativ ne Gjykaten e Larte. Une shpresoj se opozita do te ngrihet ne pergjegjshmerine e saj politike per ta miratuar kete ligj", - u shpreh ministri i Drejtesise, Halimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›