Bashkia mbjell pemë në rrugën e "Barikadave"
Në kuadër të projektit "Një qytetar një pemë", për gjelbërimin e kryeqytetit dhe mbjelljen e pemëve në akset kryesore të qytetit, Bashkia e Tiranës ka nisur mbjelljen e pemëve në rrugën e Barikadave. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, i pranishëm në fillimin e aksionit për mbjelljen e pemëve në këtë aks rrugor, u shpreh se ky projekt do të mundësojë një të ardhme më të shendetshmë për fëmijët tanë. Ai gjithashtu i bëri thirrje edhe njëherë të gjithë sipërmarrësve të Tiranës, që ti bashkohen kësaj iniciative.Bashkia njofton se janë rreth 3000 pemë dekorative të llojeve të ndryshme, si rrapë, bli aromatik, gështenja, manjola, dhe shkurre dekorative që do të mbillen në rrugët kryesore të qytetit gjatë periudhës dhjetor 2008 - janar 2009 të cilat do të ndihmojnë në përmirësimin e abientit dhe gjithashtu dhe në rritjen e përmirësimit të ajrit në kryeqytet.