Liceu,arsimtarët në protestë për pagat e vonuara
Bojkotohet mësimi në liceun artistik në kryeqytet. Vendimi është marrë prej arsimtarëve të kësaj shkolle, të cilët kanë plot dy muaj pa marrë pagat. Ata nuk kanë një përgjigjie zyrtare se pse ëshët shkaktuar ky problem, por deklarojnë se nuk do të hyjnë në mësim pa marrë rrogat e vonuara. Shumë prej mësuesve të liceut bëjnë përgjegjës ish-drejtorin e shkollës për vonësen e pagave. Ata shprehen se, personi në fjalë ka shpërdoruar fondin e shkollës, madje edhe atë të pagave, pasi duke qenë se liceu ëhstë insitucion arsimor kombëtar ka të drejtë të vetëmenaxhojë financën. Pranë liceut arstistik në kryeqytet janë të emëruar rreth 200 armitarë.Të gjithë me një vendim unanim, kanë vendosur të bojkotojnë mësimin në formë proteste, derisa ministria e financave dhe ajo e arsimit të japin një zgjidhje për problemin e pagave të pamarra.