E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festat, ulen çmimet e veshjeve dhe aksesorëve

Me afrimin e festave të fundvitit çmimet e veshjeve dhe aksesorëve të ndryshëm kanë filluar të ulen. Një kulturë e tillë në Shqipëri ka disa vjet që aplikohet në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi të dhurojnë diçka, por edhe që shitjet të rriten. Dyqane të ndryshëm kanë nisur të reklamojnë uljen që do të bëjnë dhe gjithashtu kanë shtuar dhe furnizimin me mallrat të ndryshëm dhe më të veçantë.Por blerësit edhe pse e pranojnë se ka ulje të çmimeve përsëri shprehen të shqetësuar, ata thonë se me rrogat e tyre nuk përballohet dot bërja e dhuratave. Shumë dyqane me veshje të shtrenjta edhe me zbritjen që vazhdojnë të kenë çmime të larta dhe jo konform me standardin e jetesës së shqipëtarëve. Zakonisht më tepër bien në sy veshjet klasike dhe aksesorë të veçantë, por pothuajse në çdo dyqan shihet nga një tabelë ku tregohet ulja. Shumica e tyre kanë vetëm 20% por ka edhe disa që e kanë përgjysmuar vlerën e produkteve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›