E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi shtyn ligjin për "spiunët"

Shtyhet për të hënën e ardhshme votimi i ligjit për pastërtinë e figurave, ose i njohur ndryshe si ligji i 'spiunëve'. Pas një seance maratonë, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli vendosi të marrë parasysh disa kërkesa për amendimin e projektligjit. Gjatë javës në vazhdim deputetët do të diskutojnë tre amendamente, dhe më pas projektligji do të votohet në Kuvend. Ndërkohë, deputetët kanë vendosur ringritjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Komisioni do të shqyrtojë dekretin e Presidentit Topi për ligjin e Reformës Zgjedhore. Në votim morën pjesë edhe deputetët e opozitës, të cilët braktisën seancën gjatë diskutimit të projektligjit për pastërtinë e figurave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›