E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia mbyll 10 dyqane gazi

Korce- Bashkia e Korces ka vendosur te pezulloje aktivitetin privat te tregtimit te bombolave te gazit ne qytet. Nje dite pas shperthimit qe terrorizoi banoret ne bulevardin "Fan Noli", ku u shkrumbuan dy dyqane dhe nje banese, ka nisur nje kontroll i menjehershem i urdheruar nga prefektja Elfrida Zefi dhe kryebashkiaku Niko Peleshi. Shkak i bllokimit te aktivitetit te 10 pikave eshte bere konstatimi se ne dyqane shiteshin bombola gazi ne kushte qe jane te rrezikshme per jeten e njerezve ne zona te banuara. Shperthimi ne piken e shitjes se gazit shkaktoi shume deme materiale dhe zjarrfikesve iu desh nje ore per te shuar flaket qe shkrumbuan dy lokalet dhe kiosken e bobolave. Policia ka nxjerre si shkak te ngjarjes tejmbushjen e boboles me gaz dhe pakujdesine nga punonjesit qe per pak sa nuk solli nje tragjedi te vertete.

Ky vendim ka ardhur pas shperthimit te 3 bombolave te gazit ne nje nga pikat e tyre te tregtimit brenda qytetit te Korces, ngjarje kjo qe fatmiresisht ka pasur pasoja vetem ne deme materiale dhe jo ne njerez. Nga kontrollet e ushtruara ne 10 pika te tregtimit te gazit te lengshem, sipas te dhenave te bashkise, eshte konstatuar se ato jane lene jashte vemendjes se inspektoriatit perkates dhe keshtu eshte urdheruar pezullimi i aktivitetit. "Vendimi qe ka marre bashkia e Korces eshte bazuar ne kontrollet e ushtruara diten e sotme (dje), qe kane nxjerre se pikat e tregtimit te gazit nuk jane aspak te sigurta per kushtet e tyre teknike", thane zyrtare te institucionit vendore dje per gazeten "KJ". Mosplotesimi i kushteve tekniko-ligjore i ketyre njesive te licencuara ka detyruar bashkine te marre vendim per mbylljen e dhjete pikave qe ushtrojne aktivitet poshte pallateve dhe buze rrugeve, duke perbere rrezik per jeten e banoreve. Njesite e tregtimit te gazit te lengshem jane pezulluar ne aktivitetin e tyre nepermjet vendosjes se shiritave paralajmerues.

Sipas kryetarit te bashkise se Korces, Niko Peleshi, kjo mase e perkohshme do te qendroje ne fuqi deri ne perfundim te kontrolleve me te imta nga nje grup task-force. "Nisur nga situata qe u krijua me shperthimin e nje prej pikave te tregtimit te gazit te lengshem ne qytet, kemi vendosur te mbyllim perkohesisht keto aktivitete pasi rezultojne pa vertetime teknike. Njesive te tregtimit te gazit te lengshem u eshte lene afat qe te plotesojne dokumentacionin ligjor dhe kushtet qe duhen per ushtrimin e nje aktiviteti te tille me rrezikshmeri prane qendrave te banuara", tha kryebashkiaku. Sipas tij, nuk duhet te rrezikohet me tej jeta e banoreve, pasi nuk funksionon inspektoriati teknik dhe ndaj eshte vendosur pezullimi i shpejte i aktivitetit te njesive te tregtimit. "Keto njesi duhet te verifikohen te gjitha per plotesimin e kritereve te sigurise, te kushteve teknike, sasise se gazit qe mbajne te depozituar dhe te mbushjes se bombolave, peshes dhe cilesise", u shpreh Peleshi per gazeten "KJ". Ai shtoi se ka kerkuar bashkepunim edhe me Prefekturen, per masa te perbashketa qe te parandalohet nje here e mire rrezikshmeria e pikave te tilla te tregtimit te gazit te lengshem prane qendrave te banuara dhe qe nuk plotesojne kerkesat ligjore e te sigurise. Zyrtaret sqaruan se aksioni per kontrolle do te shtrihet edhe ne rrethet e tjera te prefektures dhe do te shoqerohet me masa drastike. Ne qarkun e Korces numerohen mbi 100 pika te shitjes se gazit, nje pjese e te cilave dyshohet se jane jashte standardeve dhe pritet te mbyllen se shpejti.

Tregtaret nuk kundershtojne

Nepermjet nje shkrese zyrtare, drejtuar Prefektures se Korces, kryebashkiaku Niko Peleshi ka kerkuar ngritjen e nje grupi task-force per verifikim te metejshem te njesive te tregtimit te gazit te lengshem te ngritura si prane karburanteve, ne lokale poshte pallateve apo ne qendra mjaft te frekuentueshme nga kembesoret. Nga ana e njesive te tregtimit te gazit te lengshem nuk eshte kundershtuar vendimi i bashkise per pezullimin e aktivitetit te tyre. Vete perfaqesues te firmave shprehen se duhet te ndeshkohen ata tregtare te gazit te lengshem qe nuk i permbahen ligjeve dhe kritereve te ketij aktiviteti. U desh shperthimi i ndodhur nje dite me pare ne nje prej shesheve kryesore te qytetit te Korces, ku funksiononte nje lokal tip kioske per tregtim, qe te veprohet me force per disiplinimin e ketij aktiviteti privat me afro 10 pika tregtimi brenda ne qytet. Pergjate aksionit te inspektoreve te bashkise nuk eshte shenuar asnje incident dhe ka perfunduar rreth ores 14:00 te pasdites se djeshme, duke u vendosur shirita ne pikat qe nuk dispononin dokumentacione.

Policia: Bombola u tejmbush me gaz

Nga hetimet e policise per rastin e shperthimit te tre bombolave te gazit ne afersi te quajtur "Trekendeshi", ka rezultuar se shkak i ketij shperthimi ka qene mbushja mbi volumin e caktuar te njeres prej tyre dhe kushtet e tregtimit thuajse ne rruge. Sipas policise, bombolat nen presionin e gazit kane fluturuar ne lartesi, duke shmangur keshtu ndonje tragjedi ne jete njerezish, pasi lokali ku ndodhi shperthimi dhe me pas zjarri, eshte mjaft i frekuentuar nga kalimtaret dhe mjetet.

Incidenti i dyte ne pak muaj

Ngjarja e mengjesit te se henes ne qytetin e Korces u shoqerua me deklarata te forta nga autoritetet vendore. Ashtu sikurse gjate shkrumbimit te nje banese tre kateshe disa muaj me pare u akuzuan punonjesit e zjarrfikeses per neglizhence dhe pati tre largime te drejtuesve te repartit nga prefektja Elfrida Zefi, edhe diten e djeshme jane paralajmeruar inspektoret per te treguar me shume vemendje dhe ndeshkuar tregtaret qe abuzojne. Zefi ka leshuar urdher per kontroll te perbashket me bashkine e Korces.

Dy lokale dhe nje banese u shkrumbuan pas tre shperthimeve te fuqishme ne bulevardin "Fan Noli" te qytetit te Korces. Shkak u be pakujdesia ne mbushjen me gaz te nje bombole, ndersa shkendija shkaktoi shperthimin me pasoja ne deme materiale ne vleren rreth 10 milione leke.

Kalimtaret e shumte dhe klientet e lokaleve kane qene me teper fat. Ndersa bombola fluturoi ne shperthimin e saj ne ajer, nuk preku asnje prej personave qe gjendeshin ne rruge. Rrezja e veprimit ka qene 100 metra, por te pranishmit jane evakuar shume shpejt, duke mos pesuar asnje lendim.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›