E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhuveli: Federata e djathte, vetem pas Kodit Zgjedhor

Kreu i Partise Agrare Ambjentaliste, Lufter Xhuveli deklaron se partia qe ai drejton do te beje fushate te perbashket me Partine Demokratike, ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ne nje interviste per "Koha Jone", ministri i Mjedisit, Xhuveli nenvizoi se bashkepunimi me PD-ne, ne nje koalicion te perbashket perpara zgjedhjeve te 2009, lidhet me faktin se bashkepunimi ne qeverisje mes dy partive ka rezultuar i suksesshem. Nga ana tjeter kreu i PAA-se, nuk e ka perjashtuar edhe mundesine e grupimit te partive te koalicionit qeverises ne nje federate te perbashket perpara zgjedhjeve, sipas propozimit te republikaneve. Por sipas tij, kete forma bashkepunimi do te diskutohen vetem pasi te jete hartuar edhe Kodi i ri Zgjedhor. Ne te njejten kohe, Xhuveli hedh poshte cdo mundesi qe agraret te shkrihen si parti brenda Partise Demokratike.

Partia Republikane si nje parti e koalicionit te djathte qeverises ka hedhur idene e bashkimit te partive te koalicionit ne nje federate perpara zgjedhjeve te ardhshme parlamentare. Partia Agrare Ambjentaliste e mbeshtet kete iniciative per formimin e nje federate te djathte?

Nuk eshte ceshtja per forma organizative te bashkepunimit mes partive politike, cilado qofshin ato, ne menyre te vecante brenda mazhorances. Une do te thosha qe, bashkepunimi eshte i domosdoshem per te siguruar nje fitore te mazhorances ekzistuese ne zgjedhjet e vitit 2009. Dhe Partia Agrare Ambjentaliste eshte e gatshme per te bashkepunuar. Format e bashkepunimit do konkretizohen ne momentin kur do te jene qartesuar shume gjera te tjera, sic eshte edhe Kodi Elektoral. Sidoqofte ne jemi te vendosur per te ecur ne kete rruge te bashkepunimit dhe marredhenieve korrekte qe kemi pasur deri tani. Ne lidhje me ceshtjen e federates mendoj se me pas format e bashkepunimit marrin edhe forma te ndryshme. Une nuk do te doja te futem ne keto percaktime, sepse keto jane ceshtje qe i perkasin te ardhmes. Momentalisht e rendesishme eshte percaktimi per te bashkepunuar.

Pas nje bashkepunimi ne qeverisje, do te vazhdoje PAA te jete pjese e koalicionit te djathte edhe ne zgjedhjet e ardhshme? Do te dale partia qe ju drejtoni ne nje koalicion parazgjedhor me PD apo e vetme ne fushaten e ardhshme?

Bashkepunimi gjate fushates elektorale shpreh edhe ecurine e bashkepunimit tone te deritanishem. Dhe bashkepunimi yne i deritanishem mes Partine Demokratike dhe Partise Agrare Ambjentaliste ka qene nje bashkepunim i frytshem, korrekt nga te dyja anet. Per sa kohe ky bashkepunim funksionon, nuk ka arsye per te mos vazhduar ne kete rruge edhe gjate fushates se ardhshme parlamentare.

Muajit e fundit eshte folur edhe per nje shkrirje mes Partise Demokrate te Re ne Partine Demokratike. Si e shikoni kete levizje ne prag te zgjedhjeve te ardhshme parlamentare dhe vete PAA a e shikon si opsion shkrirjen me vete PD-ne nje te ardhme.

Ne pershendesim cdo iniciative per bashkim dhe bashkepunim mes partive. Por Partia Agrare Ambjentaliste ka nje identitet te qarte te saj dhe do te vazhdoje te ece ne kete rruge.

PBDNJ e vetme

Partia e Bashkimit per te Drejtat e Njeriu eshte e vetmja parti e koalicionit te djathte qe ka deklaruar ne menyre te prere se do te dal e vetme ne zgjedhjet parlamentare te vitit te ardhshem dhe jo ne koalicion parazgjedhor me Partine Demokratike. Kreu i kesaj partie Vangjel Dule ne nje interviste per "Koha Jone" ka theksuar se PBDNJ do te dale fillimisht e vetme dhe pas zgjedhjeve do te vendose se pjese e kujt koalicioni do te jete.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›