Bugajski: Turp qe bota arabe se ka njohur Kosoven
Eshte e turpshme qe bota arabe, bota myslimane, se ka njohur Kosoven si shtet dhe shpresoj qe kjo do ndryshoje gjate vitit te ardhshem. Keshtu eshte shprehur ne nje interviste per Radion Evropa e Lire, Janusz Bugajski, nga Qendra per Studime Strategjike dhe Nderkombetare ne Uashington.
Misioni i OKB-se ne Kosove eshte ne procesin e rikonfigurimit, ndersa misioni i BE-se po pergatitet te vendoset ne Kosove. Si e shihni ju gjithe kete proces?
Per fat te keq, procesi ishte shume i ngadalshem. Fillimisht u premtua se gjate shtatorit cdo gje do te jete ne vendin e vet dhe EULEX-i do ta marre pergjegjesine ne menyre komplete nga UNMIK-u. Ka pasur vonesa, por tash duket se procesi po ec. Mendoj se parashikimi i fundit eshte diku ne fund te vjeshtes.
Zoti Bugajski, disa analiste thone se situata ne veriun e Kosoves eshte se paku konfuze. Serbet atje ende jane kunder cdo gjeje qe behet nga institucionet e Kosoves dhe po refuzojne cfaredo pjesemarrjeje ne keto institucione. Si e shpjegoni ju kete situate?
Ekziston konfuziteti pasi ka konfuzitet se kush ka pergjegjesi: EULEX-i apo UNMIK-u? Mendoj se eshte absolutisht madhore per Bashkimin Evropian, qe ta shpalle autoritetin e tij ne veri. Mund te jete vetem nje autoritet nderkombetar monitorues, e ky eshte Bashkimi Evropian. Eshte koha qe OKB-ja te largohet dhe te filloje procesi i dorezimit te kapaciteteve. Po ashtu, eshte koha per serbet dhe per Beogradin qe ta kuptojne se duhet te jete nje autoritet e jo dy.
Kush eshte ky autoritet sipas jush?
Autoritet kryesor eshte Prishtina dhe Qeveria ne Prishtine. Jane disa fusha te ketij autoriteti, qe supozohet se duhet te monitorohen sipas planit te Ahtisaarit.
Deri tani Kosoven e kane njohur 46 shtete. A eshte ky numer solid apo Kosoves i duhen me shume njohje?
Sa me shume, aq me mire. Mendoj se kjo eshte vala e pare e njohjes dhe pres edhe nje vale tjeter rajonale dhe nderkombetare. Mendoj se mund te ndodhe qe t'i mbetet administrates se ardhshme amerikane, qe ta shtyje kete ceshtje. Mendoj se invadimi rus ne Gjeorgji eshte thirrje per t'u zgjuar per Evropen qe te bashkohet dhe te gjitha shtetet ta njohin vendin brenda Evropes, qe eshte i pavarur dhe te levizin perpara ne procesin e zgjerimit. Po ashtu, mendoj se eshte e turpshme qe bota arabe, bota myslimane, nuk e ka njohur Kosoven si shtet. Shpresoj se kjo do te ndryshoje gjate vitit te ardhshem.