Bashkia merr Ujësjellësin e Tiranës

Këshilli Bashkiak ka miratuar me 28 vota pro marrjen e Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve, ndërsa opozita nuk mori pjesë në votim.
Për opozitarët, shqetësim janë faturat e ujit, duke kërkuar përjashtimin e shtresave në nevojë. "Administrata dhe ju keni ngritur zërin në lidhje me çmimet e portokalleve, po nuk keni ngritur kurrë zërin me faturat që u vënë qytetarëve në shtëpi. Faturat janë dhe të energjisë dhe të ujit dhe të gazit. Në këtë rast një administratë e përgjegjshme do të nxirrte dhe përgjegjësit që qytetarët të kuptojnë që ata që kanë bërë këtë veprim duhet të ndëshkohen", tha Aldrin Dalipi, kryetar i këshilltarëve të PS-së.
Për kreun e bashkisë, Lulzim Basha, probleme të tilla do të zgjidhen prej këtij muaji. "Listat e kategorive që përjashtohen nga tarifa e pastrimit përpilohen nga minibashkitë dhe vonesa në proces ka ardhur si rezultat i vonesave të përpunimit. Ne marrim përgjegjësinë tonë të plotë si bashki dhe kemi marr këtë përgjegjësi, kemi pastruar këtë gabim dhe brenda datës 5 mars të gjitha familjet të cilat janë faturuar me shumën e tepërt nga ndërmarrja e ujësjellës kanalizimeve Tiranë do të faturohen me faturën e muajit në vijim minus shumën në faturën më tepër", tha Basha. Gjithashtu, në mbledhjen e mbrëmshme u vendos që Klubit të Tiranës t’i jepen 80 milion lekë, ndërsa është vendosur edhe shpërndarja në investime të fondit të papërdorur të vitit të shkuar prej 357 milionë lekësh. /S.Ll/Start/
2012-03-02 08:55