PS “gol” në minutën e fundit!

Megjithëse në komisionin e Ligjeve nuk votoi për pikën e fundit të ndryshimit të Kodit Penal, votën e ka dhënë në seancë, duke e kaluar ligjin me shumicë të cilësuar në minutat e fundit.
Opozita këmbënguli më përpara që manipuluesit e shifrave zyrtare të dënoheshin deri me 8 vite burg, kërkesë që nuk u pranua nga mazhoranca. Kjo e fundit, e miratoi e vetme ligjin në komisionin e Ligjeve.
Megjithëse në seancë, të dyja palët mbrojtën qëndrimet e tyre të mëparshme, kur u hodh në votim, opozita dha votën e saj, duke bërë që ligji të kalonte me 126 vota pro.
“Sigurisht, sot debati duhet të ishte një gjë tjetër dhe jo thjesht miratimi apo mosmiratimi i një neni thjesht për ata që falsifikojnë të dhënat zyrtare. Megjithatë mazhoranca e përqendroi këtu duke mos dhënë dakordësinë e saj, dhe jo vetëm dakordësinë e saj, por duke mos negociuar për të gjetur me opozitën një zgjidhje të përbashkët. Pra u provua se ju u mungon vullneti për të dënuar falsifikatorët e statistikave se u duhen për të mbuluar të vërtetën, u mungon vullneti politik se u duhet përsëri falsifikimi për të fshehur grupën ku është zhytur ekonomia shqiptare”, tha kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi.
“Problemi juaj nuk është tek profesionalizmi i anëtarëve të Komisionit të Ligjeve apo të përfaqësuesve tuaj në Komisionin e Reformës Zgjedhor apo në Grupin e Punës për ndryshimin e rregullores. Problemi juaj është tek telekomanda e cila ju thotë bajonetë shpo apo qetësohu. Zoti Ruçi, unë po ju pyes nëse keni marrë komandën bajonetë shpo apo komandën qetësohu. Qëndrimin tonë e kemi bërë të ditur për më se 3 vjetësh: ne jemi për reformat e integrimit”, u kundërpërgjigj Astrit Patozi, kreu i grupit parlamentar demokrat. Ditët e fundit u duk sikur “shpërtheu” sërish ngërçi politik, por votimi i mbrëmshëm, tregon se palët po shkojnë ende në rrugën e dialogut. /S.Lleshi/Start/
2012-03-02 08:17