Ndrea Prendi: Bëra detyrën, por jo vrasje me dashje
TIRANE - Zbardhet vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë, i cili rrëzoi kërkesën e Prokurorisë për zëvendësimin e masës së sigurisë për ish-Komandantin e Gardës së Republikës, Ndrea Prendin.
Në vendimin e datës 22.02.2012, kryesuesi i trupit gjykues, gjykatësi Hysni Demiraj argumenton se fletë-dalja që identifikon armën e brezit të Komandantit të Gardës së Republikës është provë që provon plotësisht identifikimin, po në asnjë rrethanë nuk merr përmasat e një rrethane përcaktuese, që të rëndojë masën e sigurimit për personin në hetim Ndrea Prendi, për të ndryshuar masën e sigurimit.
Më tej, në vendim thuhet se “punonjësit e Gardës së Republikës, nuk janë as organizata kriminale dhe as grup i strukturuar kriminal, por institucion i organizuar në bazë të ligjit të saj organik”. Në bazë të këtyre detyrimeve ligjore, ka qenë në ditën e ngjarjes personi nën hetim Ndrea Prendi, i cili ishte dhe Komandant i Gardës së Republikës.
Ndërkaq, mbrojtësi i Prendit shprehet përpara Gjykatës, se ata nuk mohojnë faktin se Prendi ka përdorur si pajim personal luftarak armën a brezit tashmë të identifikuar dhe që ai ka pasur, bazuar në ligjin “Për Gardën e Republikës” dhe që është pikërisht arma për të cilën Prokuroria ka paraqitur fletë-daljen, por mbrojtësi kundërshton, duke u shprehur se nuk ka kryer “vrasje me dashje”, por ka zbatuar detyrën që i jep ligji.
(lajmin e plote mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)
(er.nu/GSH/BalkanWeb)