E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vajza 5 vjeç, viktimë e martesës së detyruar në Britani

Share

Mbi 400 fëmijë gjatë vitit të shkuar janë detyruar ose janë kërcënuar për tu martuar në Britani. Mes tyre është edhe një vajzë e vogël 5 vjeç.

Ajo është viktima më e re e martesave të detyruara në Britani, thuhet në një raport të Home Office.

Zyrtarët britanikë po marrin në konsideratë një ligj që do mundësojë hetimin dhe dënimin e familjeve që detyrojnë fëmijët për tu martuar.

Emri i pesëvjeçares nuk është bërë i ditur dhe nuk janë dhënë as detaje për faktin se ku dhe me kë është martuar.

Home Office bëri me dije se shumica e familjeve të përfshira në raport janë nga Afganistani, Bangladeshi, Pakistani, India, Iraku, Irani e Turqia.

Megjithatë edhe pse thuhet se ishin 1500 raste në vitin 2011, mendohet se kjo shifër do jetë më e lartë për shkak se rastet nuk raportohen.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›