E Shtunë, 31 Tetor 2026

Winslet: Më vjen të vjell nga My Heart Will Go On

Share

My Heart Will Go On e Celine Dion, është kënga që ka një ndikim të madh në karrierën dhe famën e aktores Kate Winslet. Kjo, duke qenë se ka qenë kolona zanore në filmin e saj më të famshëm, Titanic. Megjithatë, Winslet çuditërisht shprehet se i vjen për të vjellë nga kjo këngë, kur e degjon.

Kam ndjenjën se do të vjell kur e dëgjoj. Nuk duhet ta them këtë, por vërtet ndjehem ashtu. Do të dëshiroja që të mund të thosha: Dëgjojeni të gjithë, ajo është këngë e Celine Dion, por thjeshtë nuk mundem, ka thënë aktorja e njohur.

My Heart Will Go On është një nga këngët më të famshme dhe ka fituar shumë çmime, e megjithatë ka marrë shumë kritika nga ana e kritikëve të muzikës, teksa rokerët e Rolling Stone e kanë cilësuar atë, si këngën më të keqe të realizuar gjatë viteve 90, kur ka pasur një bum Hitesh që dëgjohen edhe sot e kësaj dite.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›