E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Koalicioni ynë i patundur, PDBNJ është në anën e duhur

Share

Pavarësisht zërave për një përçarje të mundshme të koalicionit të PS-së me PDBNJ-në, kjo gjë duket se nuk do të ndodhë. Kjo është konfirmuar gjatë ditës së sotme nga ana e kreut të PS-së, Edi Rama. Ky i fundit, në festën e 20-vjetorit të themelimit të PDNJ-së, tha se koalicioni është i patundur, pasi opozita ka zgjedhur anën e duhr të historisë.

Sot jam krenarë sepse bashkë me partinë PBDNJ dhe i gjithë koalicioni i Aleancës për të ardhmen është në anën e duhur të historisë, sepse kemi vështrimin e duhur për rindërtimin e ekonomisë. Sepse ne duam një Shqipëri me një punësim real, duam që kush fiton më pak, paguan më pak, dhe nuk mund të pranojmë që një infermier paguan më shumë taksa, se sa doktori kryeministër,  që polici, më shumë sesa ministri i Brendshëm, apo mësuesi më shumë se ministri   i Arsimit, kjo është e padrejtë, dhe ne jemi në anë e duhur të historise- tha Rama.

Kreu socisalist,  tha më tej se bashkëpunimi ynë me PBDNJ, nuk është trazuar asnjëherë nga interesa, apo hatërmbetjet të infantilitetit apo të urisë për pushtet, viktimë e së cilës kanë rënë edhe disa nga miqte dhe anëtarët e kësaj partie, por jua kanë lehtësuar punën,sepse dukeni më mirë  pa ata dhe do ishit më në hall me ta.

Rama gjatë fjalës së tij vlerësoi edhe figurën e Vangjel Dules, duke thënë se ai nuk ka rendur kurrë pas karigeve apo posteve.

Kam kënaqësinë të përshëndes mikun tim Vangjel Dule dhe duke i uruar gëzuar dhe sukses i shpreh respekt të thellë për faktin se e ka udhëhequr PBDNJ mbi vlera dhe parime të qarta duke vënë një gur themeli personal në politikë. Ka qenë gjithnjë i pari në përpjekjet për të vënë në pah vlerat dhe parimet e kësaj partie në ditë të mira apo të vështira dhe asnjëherë nuk ka rendur të marrë për vete një karrige qeverie.

Duhet të jetë dicka e madhe që një kryetar i juaj nuk është ulur asnjëhëre në karrige ministri. Dhe në opozitë dhe pozitë, Vangjeli ka qenë po ai qytetar fisnik dhe dinjitoz në raport me gjithe të tjerët dhe publikun në radhë të parë, tha Rama gjatë fjalës së tij përshëndetëse.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›