E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia ndryshon Parkun Kombëtar të Liqenit



Parku i Madh i Liqenit do të transformohet tërësisht dhe do të rivitalizohet, duke u kthyer në një zonë të shëndetshme për kryeqytetin dhe në një park të standardeve europiane. Në projektin e rehabilitimit të Parkut të Madh të Liqenit është parashikuar shtimi i gjelbërimit të tij. Kjo synohet të arrihet përmes shtimit të florës së Parkut dhe mbjellja e 500 pemëve mimoza. Kryebashkiaku Rama theksoi rëndësinë e transformimit të këtij parku dhe kthimin e tij në një park të standardeve evropiane. “Këto disa mijë pemë që po mbillen në këtë park, janë përgjigja jonë për akuzat dhe shpifjet, lidhur me të ardhmen e parkut , të ardhme që me fitoren e 28 qershorit do ta garantojmë përfundimisht si të ardhme europiane, sepse do të çlirojmë edhe fondin e bllokuar nga qeveria shqiptare, i cili do të na mundësojë rindërtimin e plotë të pasqyrës ujore, të të gjithë infrastrukturës së brendshme dhe ambienteve çlodhëse, ndërtimin e plazhit urban tek diga, transformimin e këtij parku në një model europian të zhvillimit mjedisor”, - u shpreh Rama. Procesi i transformimit të Parkut të Madh të Liqenit është pjesë e një projekti ekologjik që do të mundësojë çlodhje për të gjithë qytetin. Po ashtu, rehabilitimi i Parkut ka si synim përmirësimin e të gjithë infrastrukturës së parkut, me rindërtimin e rrugëve të brendshme, ndërtimin e një korsie të veçantë për vrapuesit e një korsi të veçantë për biçikletat e në mënyrë të veçantë rikompozimin e ndriçimit publik dhe rindërtimin e të gjithë pasqyrës ujore.

10 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›