E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia organizon konsulten per bashkejetesen fetare Rama risjell ne vemendje premtimet

Tirane 7 janar 2011 NOA- Diten e sotme ne Muzeun e Tiranes Bashkia e Tiranes organizoi konsulten publike per Bashkejetesen fetare.

I pranishem ne kete aktivitet mes historianeve studiuesve e arkitekteve si dhe shume personaliteteve te fushes ishte dhe kryetari i Bashkise se Tiranes Edi Rama.

Ne fjalen e tij Rama thashte takimi i dyte qe zhvillojme per te cuar perpara projektin per Muzeun e Tiranes dhe Bashkejeteses Fetare. shte nje takim qe ndryshe nga takimi i pare nuk prezanton thjesht idene e ketij muzeu por shkon pak me tutje duke avancuar perpara publikut dhe posacerisht perpara te ftuarve te vecante te ketij takimi profesore te fushave te ndryshme qe lidhen me historine dhe me traditen nje detyre projektimi e cila bashke me detyren e projektimit per Xhamine e Re te Tiranes do i nenshtrohen konkursit nderkombetar qe ne po pergatisim ne menyre qe te cojme perpara punen per te realizuar plotesimin e trekendeshit te religjioneve qe bashkejetojne ne harmoni ne qytetin tone.

Ai theksoi ne prezantimin e detyres se projektimit do te kete brenda historine e dokumentuar te qytetit tone si dhe rrugen qe ka pershkuar si pjese e pandashme dhe madje esenciale e bashkejeteses qytetare ne Tirane bashkejetesa mes feve.

Me tej Rama tha se te gjithe ndajme gjeresisht opinionin se ky qytet ka nje kulture dhe nje tradite te qytetarise solidaritetit mirekuptimit qe sot nuk eshte me ajo e 20 viteve me pare eshte nje bashkesi shume e larmishme heterogjene dhe shume me e ndryshme edhe ne qasjen ndaj botes komunitetit ndaj njeriut.

Shqiperia mbahet si nje nga vendet me tolerance te larte fetare.

a.y/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›