Afatet e aplikimit për programet e doktoraturës
07/01/2011 Universiteti Bujqësor i Tiranës çel procedurat e pranimit të dosjeve
Çelen procedurat e aplikimit për kandidatët që duan të vijojnë studimet e larta në ciklin e doktoraturës në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës. Personat e interesuar për këtë kategori studimesh duhet të dorëzojnë dosjen me dokumentet e kërkuara brenda afateve të përcaktuara. Konkretisht është vendosur që afati i fundit për pranimin e dosjeve do të jetë data 20 janar. Të drejtën e përzgjedhjes në këtë cikël studimesh do ta kenë vetëm të regjistruarit brenda këtij afati kohor. Ndryshe nga strukturat e tjera të arsimit të lartë, ku ende nuk është përcaktuar një datë për nisjen e aplikimeve për doktoraturat, pranë këtij fakulteti janë përcaktuar edhe kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët për t’u pranuar. Dosja e dokumenteve duhet të plotësojë kushtet përkatëse, ku të përfshihet kërkesa me shkrim që përfshin fushën, drejtimin e studimit dhe departamentit që i drejtohet, si dhe diploma e shkollës së lartë dhe lista e notave për diplomat e nivelit të dytë të integruar DIND, diplomat e nivelit të parë (DNP), diplomat e nivelit të dytë DND, si dhe master shkencor (MSc). Për të gjitha llojet e diplomave mesatarja nuk duhet të jetë më e ulët sesa nota 8.5., në të kundërt kandidatët do të përjashtohen. Gjithashtu dosja duhet të përmbajë edhe curriculum vitae (të dhëna të përgjithshme, arsimimi, gjuhët e huaja, eksperienca profesionale brenda dhe jashtë vendit; njohuritë kompjuterike, publikime, si: tekste, monografi, artikuj shkencorë; fushat e specializimit dhe të kërkimit, referate dhe kumtesa brenda dhe jashtë vendit, projekte dhe studime të kryera, të dokumentuara këto me certifikatat përkatëse. Kërkohet dëshmia e gjuhës angleze (ose kopje e noterizuar e saj) e lëshuar nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja. Ndërsa pas përfundimit të ciklit njëvjeçar të studimeve të thelluara teorike në PhD, kandidati duhet të paraqesë dëshminë për mbrojtjen e gjuhës angleze në nivelet TOEFL, IBT etj. Njëkohësisht dosja duhet të përmbajë edhe fotokopje të kartës së identitetit, vërtetimet nga punëdhënësi, rekomandimet si dhe mandatpagesën.