Kremtohet Dita e Ujit te Bekuar ne mbare vendin

Kryepeshkopi Anastasi ne Elbasan perballe tij edhe Nikolla Marku. Kremtime ne te gjitha mitropolite e vendit
Dita e gjashte janarit qe simbolizon diten e shenjte te Ujit te Bekuar percillet cdo vit si nje feste e madhe per te gjithe besimtaret ortodoks. Dita e Ujit te Bekuar ka mbledhur qindra e mijera besimtare te krishtere te cilet kane perjetuar castet emocionuese te hedhjes se kryqit ne uje. Ceremonia e kesaj dite te shenjte ne Durres filloi heret ne mengjes ne kishen e qytetit ku u mbajt dhe mesha. Kryqi i hedhur nga Episkopi i Apolonise hiresi Nikolla eshte kapur nga 46-vjecari Teodor Prifti i cili i uroi te gjithe besimtaret per festen.
Ne Diten e Ujit te Bekuar ne qytetin e Elbasanit hidhen dy kryqe. Nje kryq u hodh nga drejtuesi i Kishes Ortodokse Autoqefale Janullatus dhe tjetri u hodh nga Kisha Shen Meria nga ate Nikolle Marku. Ne Kishen Shen Maria kryqi u kap per te katerten here nga 18-vjecari Elvis Josifi ndersa kryqi tjeter u gjet nga Julian Luli.
Dita e Ujit te Bekuar ne qytetin e Beratit eshte shnderruar ne nje feste madheshtore. Ritet fetare te kesaj dite jane zhvilluar prane Katedrales se Shen Dhimitrit dhe jane drejtuar nga kryepeshkopi i Jugut dhe Kanines imzot Ignati. Kryqi kete vit eshte kapur 26-vjecari Romeo Tiko. Ceremonia eshte ndjekur nga afer edhe nga kryetari i bashkise Fadil Nasufi prefekti i qarkut Bujar Hoxhaj si dhe mijera besimtare te te gjitha besimeve.
Ne qytetin e Korces eshte feste masive dhe festohet nga te gjithe. Ceremonite me rastin e kesaj dite kane filluar me celebrimin e nje meshe te mbajtur ne katedralen e qytetit nga Mitropoliti i Korces imzot Johani. Gjate meshes te pranishmeve imzot Johani ka shpjeguar simboliken e Dites se Ujit te Bekuar e cila lidhet me pagezimin e Jezusit ne lumin Jordan nga Gjon Pagezori. Me pas ne prani te qindra qytetareve eshte kryer riti i hedhjes se kryqit ne uje qe ne qytetin e Korces behet ne shatervanin para katedrales Ngjallja e Krishtit. Mjaft te rinj kane hyre ne ujin e ftohte te shatervanit per te kapur kryqin duke sfiduar ne kete menyre temperaturat e uleta te cilat mberrinin deri ne minus 5 grade celsius. Por fatlumi per kete vit ishte 26-vjecari nga qyteti i Korces Erion Kovaci i cili ne fakt e ka gjetur kryqin edhe dy vjet me pare.
Nderkohe per besimtaret ortodokse te qytetit te Fierit mesha e Ujit te Bekuar u mbajt ne kishen e Shen Gjergjit. Kryqi per kete vit u kap nga 19-vjetari Vasil Alushi i cili meritoi edhe shperblimin prej 50 mije lekesh te vjetra. Kisha e Shen Gjergjit organizoi dhe nje ankand me ikonat e ketij objekti fetar ku besimtaret i blejne per ti kthyer ne kishe pas 40 ditesh.
Per Diten e Ujit te Bekuar ne qytetin e Sarandes eshte mbajtur meshe ne Kishen e Shen Harallambit. Mesha u drejtua nga mitropoliti i Gjirokastres dhe u mbajt ne gjuhen shqipe dhe greke duke bere thirrje per vellazeri. Mesimi ne qytetin e Sarandes u nderpre per shkak te festes se Ujit te Bekuar feste e cila u festua edhe ne Kakome.
Edhe besimtaret ortodokse ne Gjirokaster kane festuar Diten e Ujit te Bekuar ne ujerat e Drinos. Ne liturgjine e krishtere ortodokse kjo dite perkon me diten e pagezimit te Jezu Krishtit nga Gjon Pagezori. Ne Gjirokaster mori ne ujerat e ftohta te Drinos kryqin e hedhur 48-vjetari Arben Kashau.
Pasi kane mbaruar ritualin brenda ambienteve te Kishes se Shen Teodorit ne Vlore shume prej besimtareve ortodokse jane drejtuar plazhit te ri dhe pikerisht tek moli i tij ku prifti i Kishes se Vlores ate Kostandin Prifti ka hedhur kryqin ne ujerat e ftohta te detit dhe eshte marre nga nje prej besimtareve. 36-vjecari Vasil Zako nga Bestrova e Vlores eshte hedhur ne det dhe ka marre kryqin. Ky eshte viti i dyte radhazi qe 36-vjecari Zako ka kurajon ne dite te ftohta janari te marre kryqin.
Ne Lushnje ne kishen e fshatit Mazhaj festimet kane nje tjeter domethenie. Ketu banore te te gjitha besimeve fetare e festojne kete dite se bashku madje ka edhe te ardhur nga rrethet e tjera gjer nga qytetit i Sarandes. Ritet te cilat kane nisur qysh heret ndiqen ne kishen e vjeter te fshatit. Pas perfundimit te ankandit per te arritur ne lumin Seman vendi ku do te behet hedhja e kryqit ne uje rruga eshte 3 km e gjate. Me qindra besimtare kane ecur ne kembe neper nje rrugice te ngushte dhe te veshtire por sipas tyre ia vlen barra qerane. Ritet fetare jane zbatuar me perpikmeri gjate gjithe rruges nga besimtaret. Pas nja dy ore e gjysme rrugetim ne kembe prifti i kishes ka hedhur kryqin ne ujerat e lumit Seman. Dy djem te rinj njeri 15 vjec dhe tjetri 30 vjec kane sfiduar temperaturat e uleta per tu zhytur ne uje. Fituesi eshte Vranakonti Bushi 30 vjec nga fshati Mazhaj. Ai thote se eshte hera e katert qe ka gjetur kryqin i pari pasi eshte hedhur ne uje dhe kjo i ka sjelle fat te gjithe familjes.
Pas ketij riti te gjithe besimtaret e pranishem kane hedhur ne ujerat e lumit kokat e prera te shpendeve dhe tufa bari te cilat simbolizojne bollekun ne te mbjella dhe mbaresine ne rritjen e gjese se gjalle. Per besimtaret e krishtere kjo feste eshte shprehja e vizionit te krishtere per njeriun si dhe per jeten e boten e tij. Shenjterimi i ujit vertetohet sot nga te krishteret te cilet ne cdo 6 janar mbushin uje te bekuar i cili qendron i fresket deri ne 6 janarin e vitit tjeter.