E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia, padi penale per shpifje ndaj PS-se

Qendra Ekonomike e Zhvillimit dhe Edukimit te Femijeve, qe eshte ne varesi te Bashksie se Tiranes ka bere nje kallezim penal per shpifje ndaj Partise Socialiste. Ky kallezim penal erdhi pas akuzave qe i jane bere kesaj drejtorie, per shkarkim nga detyra te dy punonjesve te ketij institucioni, pasi sic thote Partia Socialiste ata nuk kane pranuar te marrin pjese ne mitingje elektorale. Nepermjet nje deklarate per mediat Qendra Ekonomike e Zhvillimit dhe Edukimit te Femijeve ka sqaruar se “asnje punonjes i saj nuk eshte larguar nga puna apo ka marre mase disiplinore, nisur nga bindjet politike, por gjithmone bazuar ne ligjet ne fuqi dhe ne kodin e punes. Ne asnje rast, punonjesit e QEZHEF nuk jane detyruar dhe aq me pak kercenuar, per te marre pjese ne mitingje elektorale”. Me tej kjo drejtori ne varesi te Bashkise se Tiranes ka bere te ditur se cdo punonjes i saj ka vetem nje mision, ate qe t’u sherbeje sa me mire femijeve te kryeqytetit. Vetem mbi bazen e realizimit te ketij funksioni behet edhe vleresimi per punen e punonjesve te kesaj drejtorie. “Drejtoria e Qendres Ekonomike te Zhvillimit dhe Edukimit te Femijeve eshte e vendosur te punoje pa nderprerje, per rritjen e sherbimit profesional dhe shkencor, ne mirerritjen dhe edukimin e femijeve te Tiranes, duke iu perafruar gjithmone e me shume standardeve evropiane. Kerkesat e prinderve gjithnje e ne rritje per frekuentimin e cerdheve tona e tregojne me se miri kete fakt. Trillimi i perhapur nga Partia Socialiste, do te marre pergjigjen e duhur nga organet kompetente”, behet e ditur ne deklaraten e Bashkise se Tiranes. Kjo deklarate erdhi pas akuzave te bera nga selia roze ne drejtim te kesaj drejtorie se ka shkarkuar dy punonjes nga puna per shkak se nuk kane pranuar te marrin pjese ne mitingjet elektorale te PD-se.

Qendrimi

“Drejtoria e Qendres Ekonomike te Zhvillimit dhe Edukimit te Femijeve eshte e vendosur te punoje pa nderprerje, per rritjen e sherbimit profesional dhe shkencor, ne mirerritjen dhe edukimin e femijeve te Tiranes, duke iu perafruar gjithmone e me shume standardeve evropiane. Kerkesat e prinderve gjithnje e ne rritje per frekuentimin e cerdheve tona e tregojne me se miri kete fakt. Trillimi i perhapur nga Partia Socialiste, do te marre pergjigjen e duhur nga organet kompetente”, behet e ditur ne deklaraten e Bashkise se Tiranes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›