E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha, Rames: je 50 vjec, por pa moral qe fyen per vitet e moshes sime Rozeta Rapushi

Pas ngjalave, kryeministri Sali Berisha, i tha dje kreut socialist, Edi Rama se po i ngelin ne fyt edhe rruget. Kjo pasi sipas kryeministrit, pasi ka nje jave qe akuzon e ben beteja me to, vetem dje Rama tha se rruget i sherbejne prodhimit. Berisha tha se ne rast se kthehemi 6-7 vite me pare dhe kujtojme rruget ne te cilat udhetonim, do te gjejme Shqiperine ne balte, Shqiperine ne gropa. “Alternativa tjeter cila eshte? Po marr vetem kete te fundit, ku ka nje jave qe ben beteja me rruget. Kur rruget i ngecen ne fyt, sot ne Labinot deklaroi se rruget duhen, por duhet t’i sherbejne prodhimit. Une kam qene ne Labinot Mal, nje komune e Elbasanit, ne lartesine 820 meter. Ne e cuam rrugen atje dhe beme shume mire. Atje sot shkoi edhe autobusi mavi, por askush te mos mendoje se ai e ka fjalen vetem per rrugen e Labinot Malit qe nuk duhej”, - replikoi kryeministri gjate prezantimit te kandidateve te PD-se ne Shijak. Ai kujtoi se ishte Rama me deputetet e tij qe rrugen e kombit, e quajti rruge te asgjekundit. Berisha permendi se kreu socialist nisi deputetet per ti ngujuar ne greve urie ne tunelin e Kalimashit dhe votoi kunder autostrades Tirane-Elbasan. “Ai ne dy muaj eshte zotuar vetem sot dhe nje here ne Peshkopi, per t’i mashtruar ata per rrugen e Arbrit, se do te ndertoje rruge aty ku kalon tregu. Mesoje zoteri, tregu kalon aty ku jeton cdo shqiptar. Ne kushtet e tregut cdo shqiptar eshte i detyruar te punoje, te djersije nga mengjesi ne darke per te siguruar jeten e tij, per te prodhuar, per te shitur, per t’u mekembur, per te mbeshtetur familjet e tij”, - tha Berisha. Kryeministri kerkoi votat per nje mandat te trete qeverises, per rritjen e rrogave, pensioneve dhe mbrojtjen e fermereve. Ndersa e quajti alternativen e majte, alternative kazani, sharje, mallkimi e kercenimi. “Nje burre 50 vjecar qe beson dhe ka moralin se mund te fyeje tjetrin per vitet e moshes, eshte ai qe eshte. Me mire te mos meremi me te”, - tha Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›