Hulumtuesit në Lancet: Ushqyerja të kthehet në një prioritet global
SHBA- “Kequshqyerja është përgjegjëse për 45% të vdekjeve globale të fëmijëve nën moshën pesë-vjeëare”,-sugjeron një hulumtim i botuar në revistën mjekësore ‘Lancet’.
Të ushqyerit e dobët çon në vdekjen e rreth 3.1 milionë njerëzve nën pesë vjeç në vit. Një ekip ndërkombëtar shqyrtoi shkaqet e ndryshme të shtatzënisë dhe kequshqyerjes në fëmijëri.
Ata thonë se në 1.000 ditët e para të jetës -nga ngjizja deri në dy vjeç- kequshqyerja ka pasoja afatgjata për shëndetin.
Kequshqyerja -e cila përfshin të qenit mbipeshë apo i trashë, si dhe nën-peshë- gjithashtu ka një ndikim ekonomik. Sipas një raporti të kohëve të fundit të Kombeve të Bashkuara, kequshqyerja është vlerësuar t’i kushtojë botës $ 3.5 trilionë -ose $ 500 për çdo person- në kujdesin shëndetësor dhe produktivitetin e humbur.
“Pasojat e ushqymit të muajve gjatë shtatzënisë dhe kushtet gjatë dy viteve të para të jetës lenë pasoja shumë të rëndësishme për vdekshmërinë dhe sëmundjet kronike kur rritemi”,-tha studimi amerikan.
Studiuesit paralajmërojnë se vendet nuk do të vuajnë nga varfëria nëse ushqyerit bëhet një prioritet global.