E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia, paketë rregullash që u dorëzohet bizneseve



Bashkia e Tiranës ka hartuar një paketë rregullash që u dorëzohet të gjitha bizneseve për t’u njohur me objektin e kontrollit që ushtrohet ndaj bizneseve nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore. Kjo drejtori ka hartuar një rregullore të plotë në ushtrimin ligjor të kontrollit që kryhet ndaj subjekteve. Paketa e re ligjore për kontroll ndaj bizneseve është hartuar në formën e një njoftimi, ku subjekti njihet me të drejtat dhe detyrimet e tij para se inspektorët e bashkisë të kryejnë kontroll ndaj bizneseve. Në rast se hasen shkelje, atëherë ndaj subjekteve merren masa me gjobë, konfiskim të mallit dhe deri në mbyllje të aktivitetit. Në këtë njoftim, në një paragraf të veçantë, janë përcaktuar të drejtat e taksapaguesve. Sipas procedurave të reja të vendosura nga Bashkia e Tiranës, inspektorët tatimorë vendorë do të ushtrojnë kontrolle për dokumentacionin që kanë bizneset për ushtrimin e tyre. Njëkohësisht tatimorët do të kryejnë kontroll mbi cilësinë e mallit që mbahet në dyqane, lokale etj. Në këtë mënyrë, qytetarët do të kenë mundësi të konsumojnë mallra brenda standardeve. Kontrolli do të ushtrohet në të gjitha bizneset e vogla dhe të mëdha në kryeqytet dhe inspektorët tatimorë, në momentin e kontrollit ndaj një subjekti, do të marrin në shqyrtim dokumentet e blerjes, dokumentet e shitjes, librin e blerjeve, librin e shitjeve, librin e inventarit, librin e shpenzimeve dhe të të ardhurave si dhe librin e aktiveve të biznesit. Kjo mënyrë e re do të shmangë abuzimet që bizneset kërkojnë të kryejnë për arsye përfitimi.

Taksat bëhet

Taksa e pastrimit 4000 lekë
Taksa e gjelbër 4000 lekë
Taksat për biznesin e vogël 45 000 lekë
Tabela e reklamave 1 000 lekë m2
Parkimi 100 lekë

8 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›