Bashkia, pas 31 korrikut, gjoba kush zapton hapesirat publike Eljona Ballhysa
Policia Bashkiake, pas 31 korrikut do te aplikoje gjoba ndaj cdo kundravajtesi qe zapton hapesirat publike te kryeqytetit. Gjate dites se djeshme Policia Bashkiake ndermori nje aksion per lirimin e hapesirave publike, ne zonen e ish-Bllokut ne rrugen "Nikolla Tupe". Pergjegjesi i sektorit per ligjshmerine fiskale, prane Policise Bashkiake z. Bashkim Koci ka bere me dije se pas dates 31 korrik, do te merren masa ligjore me gjoba ndaj cdo subjekti i cili tenton te zere hapesirat publike. "Ne kemi evidentuar te gjithe keto lloj problematikash, kemi lene akt-konstatime dhe ne bashkepunim me Drejtorine e Pergjithshme te Tatim-Taksave ne Bashkine e Tiranes kemi vendosur kufizimin e dhenies se lejes se shfrytezimit te hapesires. Keto subjekte jane lajmeruar, nderkohe qe kemi marre masa dhe kemi bere proceduren ligjore te gjobitjes me gjobe ndaj cdo kundravajtesi, ku pas dates 31 te ketij muaji (korrik) do te shikoni nje ndryshim rrenjesor, ne perputhje me legjislacionin e parashikuar", - u shpreh z. Koci. Sipas Kocit, Policia Bashkiake po nderhyn me aksionet e saj te here pas hershme, me qellim lirimin e rrugeve dhe hapesirave publike te zena ne menyre te paligjshme dhe per t'u rikthyer keshtu qytetareve cdo centimeter katror te kryeqytetit.
"Specifikisht, sot po merremi me lirimin e atyre rrugeve dhe hapesirave publike te zena nga kundravajtesit me blloqe betoni, hekura, zinxhire te cilet i kane privatizuar ne menyre te kundraligjshme keto hapesira per te parkuar makinat e tyre. Policia Bashkiake eshte e pozicionuar qartesisht ne mbeshtetje te shumices, te atyre qytetareve qe e duan ligjin dhe e zbatojne ate dhe jo te disa individeve qe e shkelin kete ligj dhe duan te behen pronare te paligjshem te asaj qe quhet hapesire publike e qytetareve. Ne jemi te vendosur qe hapesirat publike, ne cdo meter katror te Tiranes, t'i kthehen qytetarit, ne funksion te permiresimit cilesor te levizjes se tyre, te permiresimit cilesor te parkimit te makinave, te levizjes se makinave dhe gjithcka tjeter. Njekohesisht, para se te vinim ketu, ne kemi bere te mundur lirimin e te gjithe hapesires se levizshme tek zona e ish-Bllokut. Po te shikoni, vetem gjate 10 diteve te fundit jane marre masa per lirimin e te gjitha hapesires, sepse eshte kohe sezonale, ku kundravajtesit zene trotuaret me prodhimet stinore, jane sekuestruar mbi 12.5 tone mall kundravajtje, praktike e cila do te vijoje edhe ne ditet e ardhshme", - theksoi z. Koci. Po ashtu, ne bashkepunim me Agjencine e Mbrojtjes se Konsumatorit, Drejtorine e Pergjithshme te Tatim-Taksave ne Bashkine e Tiranes jane evidentuar zonat problematike ku do te nderhyhet, per te bere te mundur lirimin e hapesirave publike te kryeqytetit.
Aksioni
"Specifikisht, sot po merremi me lirimin e atyre rrugeve dhe hapesirave publike te zena nga kundravajtesit me blloqe betoni, hekura, zinxhire te cilet i kane privatizuar ne menyre te kundraligjshme keto hapesira per te parkuar makinat e tyre. Policia Bashkiake eshte e pozicionuar qartesisht ne mbeshtetje te shumices, te atyre qytetareve qe e duan ligjin dhe e zbatojne ate dhe jo te disa individeve qe e shkelin kete ligj dhe duan te behen pronare te paligjshem te asaj qe quhet hapesire publike e qytetareve".