Berisha: Rama ne pushtet, me vota te vjedhura bashke me boset e droges
Kryeministri Sali Berisha akuzoi dje mazhorancen e re, se ka pushtet mbi vota te vjedhura. Reagimi i kreut te qeverise erdhi pikerisht ne momentin kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po shqyrtonte dje ankesat e partive politike per rezultatin e zgjedhjeve te 23 Qershorit ne Qarkun e Lezhes, ku nga hapja e disa kutive, rezultuan manipulime te medha jo vetem nga Komisioni Zonal i Administrimit te Zgjedhjeve (KZAZ) por edhe nga grupet e numerimit. Madje kreu i qeverise akuzoi ashper se Edi Rama me boset e droges dhe krimit, mundesuan vjedhjen me falsifikim te tabelave te rezultateve. Duke ironizuar se ky eshte ndryshim. "Ne 10 kuti 706 vota te vjedhura. Ky eshte pushtet mbi vota te vjedhura!. Te dashur miq, nga hapja e 10 kutive te votimit dhe nga verifikimi i tabelave te rezultateve te Qarkut te Lezhes doli se, Edi Rama me boset e droges dhe krimit kishte vjedhur me falsifikim tabelash dhe mashtrim ne numerim 706 vota. Ky eshte ndryshim! Vjedhje votash me droge dhe trafiqe!", - reagoi ashper dje Berisha ne faqen e tij ne rrjetin social Facebook. Prej dy ditesh, KQZ po shqyrton ankesat per Qarkun e Lezhes, si dhe hapi 10 kutite e votimit per Qendrat e Votimit per te cilat Partia Demokratike denoncoi se ka manipulime. Nderkohe qe pak dite me pare, KQZ ndryshoi rezultatin e zgjedhjeve ne kete qark, per shkak te manipulimeve dhe problemeve te konstatuara ne 10 QV. Duke bere perllogaritjen e votave, bazuar ne sistemin e saj, KQZ percaktoi se ne zgjedhje, 4 mandate i takojne Aleances se djathte per Punesim, Mireqenie dhe Integrim dhe 3 mandate Aleances se majte, per Shqiperine Evropiane.