E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha në Bruksel me 50 të rinj. Berisha: U shemb muri i Shengenit

Liberalizimi i vizave teorikisht duhet te konsiderohej si nje fitore e diplomacise shqiptare, por ne kushtet kur ministri i Brendshem Lulzim Basha do kandidoje per bashkine e Tiranes, gjerat ndryshojne disi. Per kete arsye, ne forme promocionale, eshte organizuar nje udhetim special per 50 qytetare shqiptare.

Te shoqeruar nga Basha, keta qytetare do te udhetojne drejt Brukselit ku do te priten ne takime te veçanta nga perfaqesues te larte te Komisionit, Keshillit dhe Parlamentit Europian. Nje pritje eshte rezervuar nga Drejtori per Ballkanin Perendimor ne Drejtorine e Pergjithshme te Zgjerimit Z. Pierre Mirel dhe Shefi i Njesise per Marredheniet me Jashte ne Komisionin e Puneve te Brendshme, Z. Luigi Soreca si dhe nje perfaqesues i presidences belge te Bashkimit Europian.

Ne axhenden e vizites per keta qytetare eshte parashikuar nje vizite ne Parlamentin Europian. Diten e enjte me 16 Dhjetor 2010, vizitoret nga Shqiperia do te takohen me Komisioneren per Çeshtjet e Brendshme Znj. Cecilia Malmstrom. Pas ketij takimi 50 qytetaret te shoqeruar edhe nga nje grup gazetaresh te zgjedhur nga qeveria do te kthehen ne Tirane rreth ores 22:30 te dites se enjte, date 16 Dhjetor 2010.

Kryeministri Sali Berisha ka pershendetur nga Rinasi diten e pare te udhetimit pa viza per shqiptaret. Sipas tij, kjo shenon shembjen e murit te Shengenit, aq problematik per shqiptaret.

"Shqiptaret shkojne thellesisht te pajisur me dokumenta biometrike te informuar per pikat qe duhet te respektojne. Kemi luftuar me perkushtim, po ashtu kemi punuar per nje proces qe nuk ak qene aspak i lehte, kjo jo se pengesa ishim ne, por ishin nje kompleks rrethanash ne faktore te BE qe ndikuan dhe tek shqiperia. Ndaj them qe nuk ka qene nje premtim i lehte"- tha Berisha.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›