E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia peruron 385 banesa sociale

Kreu i Bashkise se Tiranes Edi Rama peruroi dje perfundimin e punimeve ne bllokun e banesave sociale ne zonen e Shkozes. Jane 385 apartamente ku do te strehohen familje te pastreha kryesisht ato ne nevoje. Aktualisht kete te drejte e kane fituar rreth 31 familje por qe mbahen peng nga mos miratimi i buxhetit te vitit 2010 ne Keshillin Bashkiak.

Ndonese dhe pak dite kane ngelur nga zgjedhjet vendore te 8 majit keshilli aktual i bashkise duket se nuk do te merret me me buxhetin e 2010. Pothuajse dhjete muaj pas mbledhjes se fundit te tij ky keshill ende ka lene pezull te drejten e dhjetra familjeve per te perfituar nga bonusi i strehimit.

Kryetari i Bashkise Edi Rama i ka siguruar dje keta perfitues se pas zgjedhjeve te 8 majit dhe krijimit te Keshillit te ri bashkiak situata do te zgjidhet. Me 8 maj me vote Tirana do te clirohet nga kthetrat e nje Keshilli Bashkiak qe eshte perpjekur ti mbyse. Te gjitha familjet e pastreha kane ketu proven se shpresa per nje banese eshte nje enderr e realizueshme. Fale politikave te punesimit dhe zhvillimit 60 per qind e familjeve do te kene mundesi ta blejne vete nje shtepi tha Rama dje.

Katet e para te ketij kompleksi te banesave sociale qe zene nje hapesire prej rreth 3000 m2 jane projektuar per te mbeshtetur gjithe gamen e sherbimeve te nevojshme tregtare qe i duhet nje komuniteti si farmaci furre buke supermarkete dyqane veshembathje bar kafe etj.

Te 385 familjet qe perfitojne nga ky projekt do te gjejne brenda kompleksit te banesave sociale edhe cerdhe e kopsht te projektuar me standarde bashkekohore me synim mirerritjen e femijeve te zones.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›