Bashkia, plan për dy rrugëkalime në sheshin “Skenderbej”

Burime nga Bashkia bëjnë me dije se po bashkëpunohet edhe me Policinë Rrugore për të hapur dy rrugëkalime. Komisari i Policë Rrugore, Selami Kapedani, tha se “kjo është një zgjidhje e përkohshme që i jepet trafikut në kryeqytet, i cili pritet të rëndohet ndjeshëm me fillimin e vitit shkollor”.
Ai tha se oraret më të rënduara të trafiku në Tiranë janë përgjithësisht 07.30- 09.00 dhe 18.30- 19.30. Akset problematike janë: Rruga e “Durrësit”, Sheshi Rilindja, “21 dhjetori’, Stacioni i Trenit, “Myslym Shyri” dhe rruga e “Kavajës” drejt “Kombinatit”.
Sipas Bashkisë së Tiranës, projekti aktual i Sheshit “Skenderbej”, nuk jep një zgjidhje të qëndrueshme çështjes së trafikut, pasi nuk ka asnjë nënkalim, bypass, të cilat do të mund të çlironin situatën e trafikut. Për këtë arsye çlirimi i përkohshëm i trafikut, konsiderohet nga Bashkia si një urgjencë. /S.Ll/Start/
2011-09-07 08:16