E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradec vëllai plagos vëllanë, vetëvrasje në Korçë

KORCE- Dy ngjarje të kronikës së zenë janë shënuar sot në mëngjes në qarkun e Korçës.

Në Pogradec vëllai në grindje e sipër plagosi me armë zjarri vëllanë e tij. Sipas policisë Ardian Hamza, 37 vjec qëlloi me armë Sallten Hamza, 44 vjec. Nga të dhënat e para mësohet se i plagosuri ndodhet në gjëndje të rëndë në Spital Ushtarak. Plagosja ndodhi në banesën e përbashkët në lagjen nr 4. Policia arreston autorin dhe nis hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes ndërsa hetohet pista e motiveve të dobëta.

Ndërsa në Korçë, një 68 vjeçar ka gjetur vdekjen pasi është vetëhedhur nga kati i gjashtë i një pallati në lagjen nr. 16. Viktima është Koco Sotiriadhi. Dëshmitarë në vendngjarje kanë parë skenën e vevrasjes së të moshuarit. Policia ka nisur punën për verifikimin e shkaqeve të vetëvrasjes së 68 vjeçarit, ndërsa një pistë është dhe ajo e problemeve ekonomike. Viktima jetonte prej disa kohësh vetëm me bashkëshorten, pas largimit të fëmijëve në emigracion.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›