Lushnje, makina del nga rruga, 1 i vdekur e dy të plagosur

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lushnje-Fier.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur në rrethrrotullimin e Plugut ku një automjet me targa TR 9453 I me të cilën udhëtonin 3 persona ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një grumbull inertesh. Si pasojë ka gjetur vdekjen 61-vjeçari Osman Meçe ndërsa janë plagosur dy pasagjerët e tjerë, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur.
Menjëherë të plagosurit janë dërguar në spitalin e Lushnjes ku po marrin edhe ndihmën mjekësore. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.