Korçë, hidhet nga kati i 6-të, vdes 68-vjeçari
Një 68-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i gjashtë i një pallati.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen numër 16 të qytetit të Korçës ku 68-vjeçari Koço Sotiriadhis është hedhur nga ballkoni i apartamentit ku jetonte duke gjetur edhe vdekjen e menjëhershme.
Mësohet se i moshuari jetonte vetëm me bashkëshorten pasi fëmijët e tij ndodhen në emigracion.
Nuk dihen ende shkaqet të cilat e kanë çuar të moshuarin t`i japë fund jetës por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.