E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia, projekt rehabilitues për Parkum e Tiranës

Së shpejti parku i Tiranës do të ketë një tjetër fytyrë. Projekti i iniciuar nga Bashkia synon shtimin e gjelbërimin në këtë zonë e njohur si mushkëria e kryeqytetit. 

TIRANE- Nis rivitalizimi i parkut të madh të liqenit nën nismën e Bashkisë së Tiranës për shtimin e sipërfaqeve të gjelbërta në kryeqytet. Projekti ekologjik synon transformimin e parkut të madh të Liqenit, duke u kthyer në një mushkëri të Tiranës me mbjelljen e rreth 2600 rrënjë të reja pemësh të llojit Manjolë, Prunjus, Dulcius, Pishë edhe Mimozë në një sipërfaqe prej 7135 metër katrorë.

Kreu i Bashkisë Edi Rama e ka vlerësuar projektin, një moment të rëndësishëm për të ardhmen e parkut në ruajtjen e ekuilibrave mjedisorë.

“Ky park për ne është një pikë referimi për të ardhmen europiane të qytetit tonë. Ripërtëritja er këtij parku është një nga prioritet tona. Në duam të ndërhyjmë me një investim të rëndësishëm në park duke rindërtuar të gjithë pasqyrën ujore, si dhe duke ripërtërirë të gjithë gjelbërimin e parkut dhe njëkohësisht duke shtuar cilësinë e infrastrukturës së brendshme të tij”, u shpreh kryebashkiaku Rama.

Projekti për rehabilitimin e parkut synon përmirësimin e të gjithë infrastrukturës së tij me këndë shlodhëse dhe ndriçim publik. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›