50 anëtarë largohen nga LSI, i bashkohen PS-së
Sërish largime në radhët e anëtarëve të LSI-së, këtë herë në njësinë bashkiake numër 4 në Tiranë. 50 anëtarë të kësaj force kanë dorëzuar teserat e partisë. Anëtarët e larguar i janë bashkangjitur Partisë Socialiste.
TIRANE- 50 anëtarë të partisë Lëvizja Socialiste për Integrim në njësinë bashkiake numër 4 në Tiranë kanë dorëzuar sot teserat e partisë për t’iu bashkuar Partisë Socialiste. Në deklaratën e tyre anëtarët janë shprehur kundër pajtimit të tyre me politika që po ndjek LSI-ja, ndërsa bashkojnë votën me Partinë Socialiste për të larguar nga pushteti Sali Berishën
Ish anëtari i LSI-së Gjovalin Arapi, u shpreh se “ne vendosëm që të 50 anëtarët dhe mbështetësit tanë të largohemi nga kjo forcë, e cila i jep frymë Berishës” (a.r/news24/balkanweb)