E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia si polici, denonconi ndërtimet pa leje

Bashkia e Tiranës u ka bërë thirrje gjatë ditës së sotme qytetarëve të kryeqytetit që të denoncojnë ndërtimet pa leje.

Zëdhënësja e re e kësaj bashkie, Anila Bisha, u ka bërë apel qytetarëve të Tiranës që të mos bëjnë ndërtime, pasi sipas saj, nuk do të tolerohen.

Bashkia ka ftuar qytetarët të denoncojnë ndërtimet pa leje në numrin e telefonit 241 94 65, ndërsa ka ripërsëritur edhe njëherë se ndërtime të tilla nuk do të tolerohen dhe të gjithë personat përgjegjës do të përballen me ligjin.

Sipas Bishës, deri më tani janë pezulluar 67 ndërtime, pasi ato nuk kanë pasur leje.

Ndërsa Basha bën thirrje për denoncimin e ndërtimeve pa leje, kunati i tij tashmë është duke ndërtuar pallat brenda në det në Vlorë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›